Evakuuohen 25 familje në Sarandë, situatë kritike edhe në disa qytete të tjera

Përmbytjet e shkaktuara nga moti i keq kanë detyruar evakuimin e 25 familjeve në fshatin Çukë të Sarandës. Familjet do të akomodohen përkohësisht në çadra, ndërsa banorëve të tjerë u janë shpërndarë ndihma emergjente. Evakuimi u bë pas çarjes së argjinaturës një ditë më parë.

Situata nga moti i keq vazhdon të jetë problematike edhe në qarqe të tjera. Në Fier, lumi Seman ka dalë nga shtrati, duke përmbytur disa stalla dhe pemishte në Mbrostar. Në zonën e Ngurrëz Imësht në Lushnje, nën ujë mbeten 200 hektarë tokë bujqësore për shkak të daljes nga shtrati të lumit Seman.

Në Vlorë, niveli i lumit Vjosa luhatet nga 7.8 deri në 8.3 metra. Për dy ditë me radhë, lumi ka shfaqur ulje-ngritje të vazhdueshme, por pa rënë poshtë zonës së rrezikut. Strukturat e emergjencave civile dhe pushtetit vendor mbeten në gadishmëri përgjatë gjithë vijës së lumit dhe urës së Mifolit, ku janë identifikuar problematikat më të mëdha.

Në qytetin e Beratit situata është stabilizuar, ndërsa në fshatra banorët vazhdojnë të përballen me ujë në tokat bujqësore. Në bashkinë Dimal, disa banesa në lagjen Dafinë dhe fshatin Çiflik mbeten ende të përmbytura. Po ashtu, në bashkinë Kuçovë, në fshatin Tapi ka dëmtime në tokat bujqësore dhe sera.

Në qarkun Gjirokastër, rruga Suhë-Poliçan në bashkinë Libohovë mbetet e bllokuar dhe ura e Glinës në Bashkinë Dropull është dëmtuar. Në territorin e qarkut ka pasur reshje të dendura, ndërsa në Memaliaj 20 fshatra vijojnë të jenë pa energji elektrike.

Related Posts

Horoskopi bekon 4 shenja! Ne 2026 PASURI, RROGE dhe Shendet Plot FAT

Astrologjia shpesh na sjell këshilla, paralajmërime dhe energji të ndryshme gjatë vitit, por ka momente kur yjet duket se rreshtohen në mënyrë të mrekullueshme dhe disa shenja…

Çahet argjinatura e Bistricës, përmbytje të mëdha në disa fshatra të Sarandës. Video

Argjinaturat mbrojtëse të lumit të Bistricës janë çarë gjatë natës duke shkaktuar përmbytje të mëdha në disa fshatra të zonës. Më e rëndë situata është në fshatrat…

E rrallë në Librazhd! Dhëndri DR0G0N çiftin e të moshuarve dhe i vjedh paratë në banesë

Policia e Librazhdit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Opportunity”, zhvilluar në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve kundër Personit të DVP Elbasan dhe nën drejtimin…

TRAGJIKE/ Zjarri i mer jetën të moshuarës në azil! Katër persona përfundojnë në spital

Një 87-vjeçare ka humbur jetën dhe katër persona të tjerë kanë mbetur të asfiksuar nga tymi pas një zjarri që shpërtheu brenda një azili pleqsh në Torrita…

Sikur te gjeje gruan me një mashkull sipër ne… çdo bëje?, Flor Binaj jep përgjigjen që askush se priste

Aktori i njohur i humorit, Flor Binaj, ka befasuar publikun dhe ka shkaktuar një valë të qeshurash me një përgjigje epike dhe plot ironi gjatë një interviste…

Horoskopi bekon 4 shenja! Ne 2026 PASURI, RROGE dhe Shendet Plot FAT

Astrologjia shpesh na sjell këshilla, paralajmërime dhe energji të ndryshme gjatë vitit, por ka momente kur yjet duket se rreshtohen në mënyrë të mrekullueshme dhe disa shenja…