“Të njëjtat montime mi bënë edhe mua”, ish- banorja e BBVK-së i del në krah Albës

Mbrëmja e djeshme e “Big Brother VIP Kosova” u karakterizua nga tensione të forta, ku protagonistja absolute ishte Alba Pollozhani. Konkurrentja eskaloi në akuza të rënda drejt produksionit, duke pretenduar se klipi i transmetuar lidhur me debatin e saj me Elijonën ishte i manipuluar dhe nuk pasqyronte realitetin e asaj që kishte ndodhur.

Situata u rëndua edhe më tej kur Alba refuzoi të qetësohej, duke qëndruar për orë të tëra në dhomën e rrëfimit. Tensioni ishte aq i lartë saqë ulërimat e saj dëgjoheshin qartë edhe në sallonin e shtëpisë gjatë transmetimit ‘Prime’, duke shkaktuar shqetësim te banorët e tjerë dhe te publiku.

Por, ndërsa shumica e kritikuan ashpër sjelljen e saj, një mbështetje e papritur i ka ardhur nga jashtë. Gresa Gashi, ish-banore e sezonit të kaluar, ka reaguar përmes disa postimeve në Instagram, duke i dhënë të drejtë të plotë Albës.

Gresa jo vetëm që e mbrojti Albën, por hodhi akuza të drejtpërdrejta mbi mënyrën se si bëhet montazhi i videove nga produksioni.

“Të njejtat montime të videove mi kan pas bo edhe mu per me qit dikon tjetër mirë, përqato po më pëlqen Alba që jau tha n’sy,” – ka shkruar Gresa, duke lënë të kuptohet se ajo ka përjetuar të njëjtën “padrejtësi” për të favorizuar banorë të tjerë.

Në një postim tjetër, ku shfaqet Alba në ekran, Gresa shkruan me entuziazëm: “A ju thashhhhh… ALBAAA,” duke duartrokitur guximin e banores për t’u përballur me “Vëllain e Madh”.

Related Posts

Përfshihet nga flakët baza ameriikane në Erbil

ERBIL – Një pjesë e bazës ushtarake amerikane në aeroportin e Erbilit, në veri të Irakut, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme pas një sulmi të koordinuar…

Po vendoste një llambë në shtëpi, por një hap i gabuar e ndryshoi gjithçka — i moshuari rrëzohet nga lartësia dhe përfundon në spital… si ndodhi incidenti?

Një i moshuar ka përfunduar në spital pasi ra nga lartësia, ndërsa ishte duke vendosur një llambë elektrike. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:50 në Shkodër. “Rreth orës…

SuImet ndaj Iranit, Netanyahu lëshon mesazhin që po tr*ndit rajonin — çfarë pritet të ndodhë tani?

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se suImet ndaj Teheranit do të intensifikohen edhe më shumë në ditët e ardhshme. Duke folur nga selia e Forcave të…

Çfarë do të ndodhë me ta? Dy banorët e BBV 5 futen në tualet së bashku

Dy nga banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, Mali dhe Rogerti, kanë hyrë mbrëmë të dy bashkë në banjë. Ishte Rogerti…

A është bërë pishman që e puthi? Selin sqarohen me Gimbon: U acarova, mos u bëj budalla

Selin dhe Gimbo kanë patur një sqarim me njëri-tjetrin pas puthjes që banori i ‘rrëmbeu’ asaj teksa ndodheshin në dhomën e gjumit. Teksa e përqafoi, Selin iu…

U nda nga jeta në rrethana tr*nditëse — e reja humb jetën nga dora e partnerit… çfarë fshihet pas kësaj ngjarjeje që po trondit opinionin?

Jennifer Robyn Bernard, e njohur për rolin e saj si Terry Brock në serialin e famshëm General Hospital, është ndarë nga jeta. Ajo ishte një figurë e…