Dënohet me 30 vite burg shqiptari për vr*sjen e partnerit të tij

Francë, 22 nëntor 2025/ Një shtetas shqiptar është dënuar me 30 vite burg në Francë, pasi Gjykata e Apelit në Poitiers e shpalli fajtor për vrasjen e partnerit të tij, një ngjarje që daton në vitin 2023.

Vendimi u mor pas pesë orësh diskutimesh në gjykatë, ku juria vlerësoi se fakti që viktima konsiderohej bashkëshort përbënte rrethanë rënduese në vendimin përfundimtar.

Sipas mediave franceze, i pandehuri Ismail Garo, me origjinë shqiptare, ishte strehuar nga viktima për rreth tre vite në Poitiers. Gjatë procesit, ai është treguar tepër aktiv në sallë, duke kërkuar që gjykimi të bazohej vetëm në prova konkrete dhe duke kundërshtuar interpretimet subjektive mbi karakterin e tij.

Gjatë seancave u shqyrtuan edhe raporte të ekspertëve mjekoligjorë dhe psikologjikë, me qëllim zbardhjen e gjendjes së tij mendore në momentin e krimit, si edhe konfirmimin e natyrës së bashkëjetesës së çiftit.

Provat shkencore kanë qenë vendimtare për dënimin. Analizat toksikologjike të kryera pak orë pas ngjarjes nuk zbuluan gjurmë alkooli, drogash apo medikamentesh. Po kështu, mjeku ligjor paraqiti të dhëna dhe materiale të detajuara që ndihmuan në rindërtimin e dinamikës së ngjarjes.

Autoritetet franceze e kanë cilësuar rastin një prej çështjeve më të ndërlikuara të viteve të fundit në atë juridiksion.

Related Posts

Nga 28 JANARI/ Marsi në Ujor ndryshon gjithçka në JETËN tuaj!

Marsi në Ujor shfaqet me energji të thellë që sfidon zakonet dhe mendësitë e vjetra. Nuk është luftëtar tradicional, por rebel i mendjes, duke nxit veprime që…

Lëvizje të fuqishme planetare, Meri Gjini zbulon çfarë i pret shenjat: Katër ditë vendimtare, kush duhet të bëjë kujdes

Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për pjesën e dytë të javës në një emision televiziv, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova….

Ndryshon çmimi i siguracionit të makinave/ Sa do të paguajnë shoferët këtë vit…

Në nga fillimi i këtij viti, ka hyrë në fuqi aplikimi i sistemit bonus-malus në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve për përgjegjësitë motorike ndaj palëve të treta…

“Cikloni pritet të prekë Shqipërinë”/ Meteorologia bën paralajmërimin

Shqipëria pritet të përballet me një përkeqësim të kushteve të motit pas dy ditësh, si pasojë e një qendre të re ciklonare që po fuqizohet mbi Italinë…

Ishin duke treguar “Live” gjendjen nga moti i keq, kryebashkiakët i merr vala e ujit… (VIDEO)

një ngjarje e papritur ka ndodhur gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të kryebashkiakëve të Taorminës, Cateno De Luca, dhe të Santa Teresa di Riva, Danilo Lo Giudice,…

Skandal shtetëror/ Kush janë funksionarët që ndanin materiale të hakeruara në grup WhatsApp (Emrat)

Rasti i hakerimit të sistemit elektronik të SPAK ka kaluar pa shumë bujë në opinionin publik shqiptar, por janë zbuluar dimensione të reja që tregojnë se ky…