Anna i jep fund pritjes, rikthen Ardit Gjebrean pas 7 vitesh në muzikë! Babë e bijë s’përmbajnë lotët

25 vite në “Këngën Magjike” dhe prej 18 vitesh çdo të diel në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, por prej 7 vitesh tashmë, Ardit Gjebrea i mungon muzikës me një këngë të re. Një mungesë e gjatë që sonte, në natën finale të “Këngës Magjike” merr fund.

Për këtë, meritën e ka Anna Gjebrea. Siç tregon Arditi, ka qenë pikërisht një kompozim i saji që e ka bërë të reflektojë dhe t’i kërkojë që këngën e kompozuar për veten, ta këndonin të dy.

Ardit Gjebrea: Gjithmonë nëpër vitet që kalojnë, ndiej dëshirën e shprehur, “kur do të kemi një këngë të re?” E tha edhe Mira Konçi natën e parë, “kur do të këndosh?” U bënë 7 vite që nuk kam kënduar një këngë të re dhe në momentet kur koha e punës vrapon dhe mendoj se kënga do të më braktisë, një kambanë shprese ra.

Në një nga ditët kur kthehem në shtëpi, Anna më thotë “babi, kam kompozuar diçka të re në piano, do të ma dëgjosh?” Mes lodhjes së ditës dhe telefonatave që ende më prisnin, i them po, patjetër. Anna ulet në piano dhe fillon të këndojë. Përpara syve të mi kaloi kënga ime e parë, festivalet e fëmijëve, koncertet, albumet, recitalet dhe ndieja shpirtin tim tek shpirti i saj.

Telefonova Placido Salamone që sonte ndodhet në sallë, një mjeshtër orkestrues italian i madh dhe i them, dëgjoje pak këtë këngë, do të doja shumë që ta orkestroje ti. Kthehem nga Anna dhe i them ti këtë këngë e ke krijuar për vete apo jo? “Po.” I thashë a mund ta këndojmë bashkë? Ja ku jemi sonte të dy me këngën “Ra një kambanë”, me tekst nga Anna dhe Rozana Radi, shoqëruar nga kori i përbashkët i Universitetit të Arteve dhe Liceut Artistik, punuar nga Ermira dhe Bujar Alliu.

Babë e bijë ngjiten në skenë për herë të parë me një duet enkas për ta. Pas përfundimit, ndërsa e gjithë salla u ngrit në këmbë, të dy s’mundën t’i mbanin lotët e emocionet.

“Je babi më i mirë në botë që mund të kërkonte çdo njeri! Të dua!”, i tha Anna duke e përqafuar. Po aq i emocionuar, Gjebrea i tha disa fjalë e bekime siç vetëm një prind mund t’ia urojë fëmijës.

“Këto janë momente që unë e di që ti nuk do t’i harrosh kurrë sepse është hera jote e parë dhe gjithë jetën, sa herë që kam qenë në skenë, një gjë vetëm më ka mbushur dhe më ka dhënë frymën, motivin. Ti nuk e di sa i lumtur jam unë kur eci rrugës dhe shikoj njerëz që më përshëndesin, pastaj thonë ‘ups, të kemi parë në televizor dhe më duket sikur të njohim’, u them pa problem, edhe unë ju njoh. Kjo dashuri që unë marr, uroj që të të shoqërojë edhe ty gjithë jetën, me dashurinë për skenën, me kokën ulur, me bekimin e Zotit, paç fat në jetë!”

Related Posts

Përplasen dy makina, çifti i bashkëshortëve transportohen në spital

Një aksident ka ndodhur në hyrje të Beratit, në vendin e quajtur “Rruga e Re”. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Si pasojë e…

A do të ketë reshje shiu? Moti bën kthesën e fortë në fundjavë, ja çfarë pritet të ndodhë

Fundjava pritet të sjellë mot tipik dimëror në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas parashikimeve, vendi do të ndikohet nga masa ajrore të ftohta, duke bërë që…

Flet i akuzuari: Pse e vr*va Jani Aliajn?

I dyshuari për vr asjen e Jani Aliajt në burgun e Korydallos ka dhënë dëshminë e tij të parë para grupit hetimor, duke pretenduar se ka vepruar…

Ivanka Trump publikon sërish FOTO nga Vlora: Shqipëria është magjike!

Vajza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, Ivanka Trump ka publikuar sërish foto nga bregdeti i Vlorës. Ivanka ka publikuar një “Instastory” nga bregdeti, ndërsa…

Ndryshon taksa e makinave, ja kush përjashtohet nga pagesa sipas udhëzimit të ri

Ministria e Financave ka miratuar një udhëzim të ri që sjell ndryshime të rëndësishme në zbatimin e taksave kombëtare, duke prekur si mënyrën e shpërndarjes së të…

Horoskopi ditor, e shtunë 24 janar 2026

Dashi Dite edhe me mosmarrëveshje, por edhe me pasion te zjarrte kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione pa fund. Beqaret do realizojnë takime vërtet…