SHBA gati të ekz*kutojë femren e parë pas më shumë se 200 vitesh – zbulohen detajet e krimit të saj horror kur ishte 18 vjece

Tennessee mund të jetë drejt kryerjes së ekzekutimit të parë të një gruaje pas më shumë se dy shekujsh, pasi Gjykata e Lartë e Tennessee-së ka dhënë dritën jeshile për zbatimin e dënimit me vdekje ndaj Christa Gail Pike. Pike, sot 49 vjeçe dhe e vetmja grua në rreshtin e vdekjes në Tennessee, kishte vetëm 18 vjeç kur kreu një nga vrasjet më famëkeqe në historinë e shtetit.

Më 12 janar 1995, Pike e joshur 19-vjeçaren Colleen Slemmer drejt një zone të pyllëzuar pranë kampusit bujqësor të Universitetit të Tennessee-s. Të dyja të rejat ishin pjesë e programit “Knoxville Job Corps”, por hetuesit thanë më vonë se Pike ishte bindur se Slemmer po i afrohej të dashurit të saj, 17-vjeçarit Tadaryl Shipp. Ajo që nisi si xhelozi, u kthye në një sulm të planifikuar dhe jashtëzakonisht të dhunshëm.

Me ndihmën e Shipp dhe një studenteje tjetër, Shadolla Peterson, Pike i preu fytin Slemmer-it me një thikë “box cutter”, e goditi vazhdimisht me një hanxhar (meat cleaver), i gdhendi një pentagram në gjoks dhe më pas i copëtoi kafkën me një copë asfalti. Brutaliteti i sulmit tronditi policinë dhe komunitetin.

Një nga detajet më makabre doli në pah kur Pike u tregoi hetuesve një fragment nga kafka e viktimës, të cilin e kishte mbajtur si “trofe”. Detektivi i dalë në pension, Randy York, kujtonte më vonë se Pike dukej jashtëzakonisht e gëzuar teksa fliste me policët dhe madje demonstroi sesi copa e kockës përshtatej në plagë “si një puzzle”.

Në vitin 1996, Pike u shpall fajtore për vrasje të shkallës së parë dhe u dënua me vdekje. Shipp mori dënim me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht, ndërsa Peterson u dënua me shërbim prove në këmbim të bashkëpunimit me autoritetet. Gati 10 vite më vonë, Pike mori edhe 25 vite burg pasi tentoi të mbytte një të burgosur tjetër në vitin 2004.

Pas dekadash apelimesh, shteti ka vendosur tashmë një datë zyrtare ekzekutimi: 30 shtator 2026. Avokatët e Pike argumentojnë se mosha e saj e re në kohën e krimit, fëmijëria traumatike dhe diagnozat e shëndetit mendor — përfshirë çrregullimin bipolar dhe PTSD — duhet ta përjashtojnë atë nga ekzekutimi.

Ata pretendojnë se Pike ka qenë viktimë e abuzimit dhe neglizhencës gjatë të gjithë fëmijërisë dhe thonë se ajo ka shfaqur pendesë të vërtetë gjatë viteve. Nëse ekzekutimi zbatohet, do të jetë i pari ndaj një gruaje në Tennessee që prej vitit 1820 — një fakt që e thekson rrallësinë dhe peshën juridike të këtij rasti dramatik

Related Posts

Do Béhen TE PASUR/ 4 Shenja Hóroskopi qe Lajmi per SHUME PARA do i Tróndise ne Nentor

Nëntori vjen me energji të fuqishme transformuese, dhe për disa shenja të Zodiakut, ky muaj do të jetë një periudhë e artë për financat. Ndërsa planetët lëvizin…

E fundit/ Jepet LAJMI I MADH për nesër: Bëni kujdes. ne kete zone shiu do të rritet, do të keni

Instituti i Gjeoshkencave informoi se pasditen e sotme dhe nesër shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, për momente të shkurtra, mund të krijojnë probleme të ndryshme,…

💞💖 H0T SABRYNA 💖 💞

Cpo Ndodh TANI!! Situata Emergjente ne keto Qarqe! Behet Gati Evakuimi, jepet alarmi per…

Moti i keq që ka përfshirë Shqipërinë këto ditë ka sjellë pasojë të rënda në shumë zona të vendit. Në fshatin Çukë të Sarandës, reshjet e shumta…

Të gjithë po flasin për këtë moment të Alaudin Hamitit gjatë BBVK 4, por pse? (VIDEO)

Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Kosova 4” ka qenë një slitë emocionesh, e mbushur me debate të forta, por edhe me surpriza që kanë prekur…

Rrëfimi i shqiptarit që shpëtoi nga mb*tja ish-punëdhënësin e tij: I ftohti po më mpinte, por vazhdova me të gjitha forcat

Elton Zefi është 32 vjeç, punon në sektorin e energjisë fotovoltaike në Padova. Dhe sapo ka kryer një prej atyre gjesteve që të rikthen besimin te njerëzimi,…