Detaje nga ngjarja në Orosh / Hamza Uka u vetëdorëzua i pIagosur, RENEA nuk ka shtënë drejt banesës

OROSH, 24 Nëntor 2025 – 21:09 Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me operacionin e tensionuar të zhvilluar gjatë ditës së sotme në Orosh, ku dy të armatosur – Julian Çumaraku dhe Arben Uka (i njohur si Hamza Uka) – iu dorëzuan forcave të policisë pas orësh të tëra qëndrimi të rrethuar.

Burime nga vendngjarja konfirmojnë se Arben Uka është vetëdorëzuar i plagosur, megjithatë ende nuk dihen qartë rrethanat në të cilat ai ka marrë plagën. Deri tani, zyrtarisht është sqaruar se policia dhe forcat speciale RENEA nuk kanë shtënë asnjëherë drejt banesës ku dyshja fshihej prej muajsh.

Operacioni nisi herët në mëngjes, kur forcat e Policisë së Pukës rrethuan një shtëpi të braktisur në fshatin Orosh, një objekt që prej kohësh dyshohej se përdorej si strehë nga të dy të kërkuarit. Pas verifikimeve të para, policia kërkoi menjëherë mbështetjen e forcave speciale RENEA, për shkak të rezikut të lartë që paraqisnin personat e armatosur brenda godinës.

Pavarësisht orëve të tensionuara dhe pranisë së snajperëve e negociatorëve, operacioni përfundoi pa shkëmbime zjarri mes palëve. Ende mbeten të paqarta motivet e qëndrimit të tyre të armatosur në banesën e braktisur, si dhe mënyra se si Arben Uka është plagosur para dorëzimit.

Hetimet po vijojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Related Posts

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një reflektimi të vështirë: Rrugëtimit tuaj po i vjen fundi, ndaj…

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

“Më kërkuan t’i hidhja çaj të nxehtë, s’pranova dhe më eliminuan”/ Reagon menjëherë familja e Mateos

Deklarata e rëndë që qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale, ku pretendohej se Artan Kola ishte eliminuar nga “Big Brother VIP 5” pasi kishte refuzuar të dëmtonte…

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një sfide të vështirë

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

Horoskopi ditor, e martë 24 mars 2026

Dashi Sot do jeni shume te përgjegjshëm për çdo veprim qe do hidhni ne jetën sentimentale. Për gjithçka do bashkëpunoni me partnerin dhe ne asgjë çast nuk…

Humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat, ky është 28-vjeçari që humbi j etën dje në Vishnje

Një aksident i rëndë në aksin Baldushk-Vishnje ka tronditur kryeqytetin ditën e djeshme. Motomjei me të cilin udhëtonte Beqir Zela personi në foto, vetëm 28-vjeç, humbi kontrollin…

Trump njofton ‘armëpushim’ 5-ditor me Iranin, bien ndjeshëm çmimet e naftës

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar një rënie të fortë pas deklaratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili njoftoi për një “armëpushim” 5-ditor…