Ndodhej në Itali për vizitën e djalit, detaje nga vdekja para kohe e Shpat Kasapit

Zbardhen detaje nga vdekja e papritur e këngëtarit të njohur të muzikës shqiptare Shpat Kasapi.

Mësohet se Kasapi ishte në Itali, bashkë me familjen për një vizitë të djalit të tyre.

Artisti dibran, i cili prej më shumë se dy dekadash ishte një nga emrat më të dashur të skenës shqiptare, nuk ka arritur t’i mbijetojë sulmit kardiak, ndonëse nuk raportohej të kishte pasur probleme të mëparshme shëndetësore.

Shpat Kasapi, i lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, u rrit në një familje me origjinë dibrane dhe me traditë muzikore. Që në fillimet e viteve 2000 ai u bë pjesë e skenës muzikore shqiptare, duke fituar popullaritet të madh me stilin e tij modern dhe performancat energjike. Këngë si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit” dhe “Aroma e saj” u kthyen në hite që e bënë të njohur në gjithë trojet shqiptare.

Gjatë karrierës së tij, Kasapi mori pjesë në festivale të rëndësishme dhe realizoi bashkëpunime që lanë gjurmë te publiku. Ai vazhdoi të ishte aktiv dhe i pranishëm në muzikë, duke ruajtur popullaritetin edhe vitet e fundit./Top Channel

Related Posts

Lufta s’kursen as kafshët: Qeni struket dhe dridhet pasi bien sirenat e alarmit në Palestinë

Një video prekëse po bën xhiron e rrjeteve sociale ku një qen shihet i strukur dhe i trembur në cepin e një banese në një fshat pranë…

E trishtë! Nuk mundi të jetojë, humb j*tën 19-vjeçari që u aks*dentua te ‘Selvia’, në Tiranë

Një ngjarje tragjike ka goditur kryeqytetin këtë të diel, ku 19-vjeçari Gledis Zefi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës. I riu nuk ka mundur t’u mbijetojë…

Jeta e panjohur e fëmijëve të diktatorëve, nga luku i shfrenuar te fundi tragjik

Të rritesh nën hijen e një diktatori do të thotë të jetosh mes dy botëve: pushtetit absolut dhe frikës paralizuese. Libri i fundit i Jay Nordlinger, “Fëmijët…

Kriset miqësia pas finales së “BBVK 4”: Olta Gixhari dhe Leonora Jakupi ndërpresin komunikimin në rrjetet sociale

PRISHTINË – Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova nuk shënoi vetëm fikjen e dritave të shtëpisë më të famshme, por edhe fundin e…

Temperatura deri në 17 gradë, parashikimi i motit për javën e ardhshme

Java e ardhshme parashihet të vazhdojë me mot të mirë, intervale të gjata me diell dhe me riga të pakta shiu. IHMK dha parashikimin për motin gjatë…

Zbulohet arsyeja e shkarkimit të Ilir Prodës

Është bërë publik motivacioni i shkarkimit nga detyra të kryepolicit Ilir Proda, vetëm pak më shumë se një vit pasi mori drejtimin e Policisë së Shtetit. Arsyeja…