“Ah more nanush ma këpute shpirtin”/ VIP-at shqiptarë në zi, reagimet rrëqethëse për vdekjen e Shpat Kasapit

Ndarja e papritur nga jeta e këngëtarit Shpat Kasapi në moshën 40-vjeçare ka shkaktuar një valë tronditjeje dhe dhimbjeje në të gjithë komunitetin artistik shqiptar.

Rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe ngushëllimi nga miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë të vjetër, të cilët kanë shprehur mosbesimin për këtë humbje të parakohshme.

Moderatorja Luana Vjollca publikoi një foto të përbashkët duke shkruar: “Nuk mund ta besoj. Cfare lajmi i trishte! Faleminderit per artin & shpirtin tend te bukur e pozitiv perhere. U prehsh ne paqe Artist.”

Kantautori Ardit Gjebrea u shpreh shkurt por me dhimbje: “Jam i tronditur nga humbja e jetës së Shpat Kasapit! Ngushëllime familjes!”

Reperi Big Basta shkroi: “Të gjithë kolegët e dimë çfarë djali i mrekullueshëm ke qenë! Nuk i bënte nona 2 si ti! I sjellshëm dhe zemër të madhe, kurrë nuk dëgjuam diçka të keqe nga ti për askënd! U prefsh në paqe miku im.”

Këngëtarja Fifi reagoi me fjalë zemre: “Ah more nanush, ma kpute shpirtin ? Djale fisnik. Te qofte dheu i lehte e t’pushoft shpirti ne paqe.”
Ndërsa Vesa Luma kujtoi hitet e tij: “Si ta degjojme tani kengen me te lumtur shqiptare Shpat… ke lene nje zbrazeti shume te madhe ne zemrat tona, por ke bere te lumtur miliona shqiptarë me kenget e tua, ato te pakten do te jene te pavdekshme.”

Reagime të tjera prekëse erdhën nga Arian Agushi: “Euuu Shpat breee ? Allahu të meshiroftë vlla”, Jul Deda, Ledion Liço, Dafina Zeqiri, Ardit Çuni, Eni Koçi dhe Liam Mandiaro, të cilët ndanë dhimbjen e tyre për humbjen e një artisti dhe miku të dashur,

Related Posts

Lufta s’kursen as kafshët: Qeni struket dhe dridhet pasi bien sirenat e alarmit në Palestinë

Një video prekëse po bën xhiron e rrjeteve sociale ku një qen shihet i strukur dhe i trembur në cepin e një banese në një fshat pranë…

E trishtë! Nuk mundi të jetojë, humb j*tën 19-vjeçari që u aks*dentua te ‘Selvia’, në Tiranë

Një ngjarje tragjike ka goditur kryeqytetin këtë të diel, ku 19-vjeçari Gledis Zefi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës. I riu nuk ka mundur t’u mbijetojë…

Jeta e panjohur e fëmijëve të diktatorëve, nga luku i shfrenuar te fundi tragjik

Të rritesh nën hijen e një diktatori do të thotë të jetosh mes dy botëve: pushtetit absolut dhe frikës paralizuese. Libri i fundit i Jay Nordlinger, “Fëmijët…

Kriset miqësia pas finales së “BBVK 4”: Olta Gixhari dhe Leonora Jakupi ndërpresin komunikimin në rrjetet sociale

PRISHTINË – Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova nuk shënoi vetëm fikjen e dritave të shtëpisë më të famshme, por edhe fundin e…

Temperatura deri në 17 gradë, parashikimi i motit për javën e ardhshme

Java e ardhshme parashihet të vazhdojë me mot të mirë, intervale të gjata me diell dhe me riga të pakta shiu. IHMK dha parashikimin për motin gjatë…

Zbulohet arsyeja e shkarkimit të Ilir Prodës

Është bërë publik motivacioni i shkarkimit nga detyra të kryepolicit Ilir Proda, vetëm pak më shumë se një vit pasi mori drejtimin e Policisë së Shtetit. Arsyeja…