SAPO U NJOFTUA! Ja kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, është shprehur se pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti që nga data 1 dhjetor. Komentet Ibrahimaj i bëri gjatë dëgjesave për buxhetin me banorë të njësisë nr.11 në Tiranë, ku e pranishme ishte edhe Ogerta Manastirliu.

Ibrahimaj tha se bonusi i këtij viti për pensionistët do të jetë i barabartë me bonusin e vitit të kaluar, ku ata që marrin pension mbi 200 mijë lekë të vjetra, do të marrin bonus 100 mijë lekë të vjetra dhe ata që marrin pension nën 200 mijë lekë të vjetra, do të marrin bonus 150 mijë lekë të vjetra. Ajo shtoi se mazhoranca ka vendosur një buxhet prej 1.7 miliardë eurosh për pensionistët deri në vitin 2030, e cila parashikon edhe bonuset dhe indeksimet në pensione.

“Shumëkush në komunikimin që kemi bërë për pensionet, na kanë thënë që ‘ç’keni bërë juve? Keni marrë bonusin e fundvitit dhe e keni shpërndarë për vitin 2026’. E vërteta nuk është kjo, e vërteta është se bonusi i fundvitit do të jetë dhe pensionistët do ta marrin që nga 1 dhjetori i ardhshëm dhe do të jetë i barabartë me bonusin që është dhënë edhe vitin e kaluar. Pra të gjithë pensionistët që kanë një pension më të vogël se 200 mijë lekë, do të marrin 150 mijë lekë bonus dhe të gjithë ata që kanë një pension më të madh sesa 200 mijë lekë, do të marrin 100 mijë lekë bonus.

Kjo është një përpjekje e buxhetit në total në 5 vitet në vijim deri në vitin 2030, ku fondi që ne do të vëmë në dispozicion për pensionistët është 1.7 miliardë euro, ndërmjet bonusit dhe indeksimeve që në vetëvete është një vlerë rreth 50 milionë euro për çdo vit. Është një shumë e madhe, e rëndë për buxhetin e shtetit, por ne më në fund kemi arritur në atë stad të nivelit ekonomik që të gjenerojmë të ardhura dhe të kemi mundësi që ato të ardhura të rishpërndahen te të gjithë brezat”, tha mes të tjerash Ibrahimaj.

Related Posts

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një reflektimi të vështirë: Rrugëtimit tuaj po i vjen fundi, ndaj…

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

“Më kërkuan t’i hidhja çaj të nxehtë, s’pranova dhe më eliminuan”/ Reagon menjëherë familja e Mateos

Deklarata e rëndë që qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale, ku pretendohej se Artan Kola ishte eliminuar nga “Big Brother VIP 5” pasi kishte refuzuar të dëmtonte…

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një sfide të vështirë

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

Horoskopi ditor, e martë 24 mars 2026

Dashi Sot do jeni shume te përgjegjshëm për çdo veprim qe do hidhni ne jetën sentimentale. Për gjithçka do bashkëpunoni me partnerin dhe ne asgjë çast nuk…

Humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat, ky është 28-vjeçari që humbi j etën dje në Vishnje

Një aksident i rëndë në aksin Baldushk-Vishnje ka tronditur kryeqytetin ditën e djeshme. Motomjei me të cilin udhëtonte Beqir Zela personi në foto, vetëm 28-vjeç, humbi kontrollin…

Trump njofton ‘armëpushim’ 5-ditor me Iranin, bien ndjeshëm çmimet e naftës

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar një rënie të fortë pas deklaratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili njoftoi për një “armëpushim” 5-ditor…