“Motra, s’më ktheve përgjigje…”/ Poni poston mesazhet e fundit me Shpat Kasapin, rrënqeth me fjalet

Ndarja e parakohshme nga jeta e këngëtarit Shpat Kasapi ka tronditur thellë kolegët e tij, mes të cilëve edhe këngëtaren e njohur Poni, e cila ka ndarë me publikun kujtime të vjetra dhe komunikimin e fundit me artistin.

Përmes një postimi në “Instastory”, Poni ka shprehur dhimbjen për mikun e saj, duke kujtuar kohën e artë të karrierës së tij.

“Lajm i pabesueshem dhe shume i trishte… Turneun ne 2007 ne Usa ku kenduam se bashku ne 5 shtete, ishe ne kulmin e karrieres, behej nami ne back stage vetem per te bere nje foto me ty publiku,” shkruan ajo, duke e cilësuar Shpatin si “djalin me zemren e bardhe”.

Përveç fjalëve të ndjera, këngëtarja ka publikuar edhe një “screenshot” të bisedës së tyre të fundit në WhatsApp, duke treguar raportin e afërt vëlla-motër që kishin.

Në mesazhet e shkëmbyera, Shpati i shkruante: “motra… si je… a e pe… se sme ktheve pergj”. Ndërsa Poni i ishte përgjigjur me dashamirësi: “Shpati si je… Vllacko… Stockholm”.

Ky detaj intim tregon komunikimin e vazhdueshëm dhe miqësor që kishin ruajtur ndër vite, duke e bërë humbjen edhe më të rëndë për rrethin e tij shoqëror.

Related Posts

“Mos u opero, mos bëj biopsi”/ Pacientja me ka ncer vd es pasi ndoqi mjekun popullor

Në Tiranë, një denoncim i mbërritur në emisionin “Stop” në Tv Klan ngre dyshime se farmacia bimore “Elif”, e drejtuar nga Hekuran Çela dhe i biri, u…

Gazetari Robert Papa paralajmëron arr*stimin e Edi Ramës, ja informacionet që kanë në duar amerikanët

Nga Robert Papa Informacionet e gazetarit të njohur, Robert Papa kanë sjellë sërish në qendër të debatit politik marrëdhënien mes qeverisë shqiptare, SHBA-ve dhe zhvillimeve më të…

“Tërmet” ne QEVERI, Rama emeron me urgjence emrat e rinj

Në mbledhjen e ditës së sotme, Këshilli i Ministrave ka miratuar disa emërime dhe lirime nga detyra në rang zëvendësministrash. – Z. Oltjon Muzaka emërohet zëvendësministër i…

SAPO U NJOFTUA! Ja kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, është shprehur se pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti që nga data 1 dhjetor. Komentet Ibrahimaj i bëri…

“Darka e fundit”/ Ish-banori i BBV ndan momentin e fundit me Shpat Kasapin (Video)

Ish-banori i Big Brother Vip 4, Klajdi Musabelliu ka ndarë një video në kujtim të këngëtarit Shpat Kasapi që ndërroi jetë ditën e sotme. Musabelliu ka postuar…

Bonusi i fundivitit, Qeveria miraton shpërblimin për pensionistët! Ja sa përfitojnë

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme, ka miratuar vendimin për shpërblimin e pensionistëve dhe kategorive të tjera përfituese me rastin e festave të fundvitit 2025. Vendimi…