“Mos u opero, mos bëj biopsi”/ Pacientja me ka ncer vd es pasi ndoqi mjekun popullor

Në Tiranë, një denoncim i mbërritur në emisionin “Stop” në Tv Klan ngre dyshime se farmacia bimore “Elif”, e drejtuar nga Hekuran Çela dhe i biri, u këshillon pacientëve të prekur nga tumoret e gjirit apo stomakut që të shmangin trajtimet mjekësore.

Denoncuesi tregoi se Çela u premton pacientëve se kanceri shërohet vetëm me dietë pa nevojën e mjekëve specialistë. Madje, ai pretendon se brenda gjashtë muajsh diagnoza zhduket duke rekomanduar vaj farash lini, humulus dhe produkte të tjera bimore.

Stop: Unë erdha të pyes, të interesohem njëherë për ilaçet bimore për kancerin e gjirit. I keni ju?

Hekuran Çela: Ajo sëmundje shërohet vetëm me dietë. Personin duhet ta kem këtu! Dhe nuk do të ketë më vdekje nga ajo sëmundje, absolutisht, bile-bile, mund të jetojë më gjatë sepse do të vetëtrajtohet më mirë nga të gjithë të tjerët. Ata që marrin vesh se janë me kancer duke ditur që në të gjithë botën kancerin nuk e shërojnë, nuk duan ta shërojnë, u hyn frika e vdekjes, prandaj duhet ta kuroj edhe për ankthin. Unë kancerin e kam kuruar tek ata njerëz që nuk i ka zënë ankthi, nuk i ka zënë frika dhe nuk janë hedhur sa andej-këtej dhe jam duke kuruar. Ajo, po të bëjë këtë që them unë, pas gjashtë muajve, nuk do ta ketë më atë diagnozë. Asaj i duhet humulusi ta përdorë patjetër që të rregullojë sistemin nervor, që ne e kemi këtu. nuk e shëron njeri në botë se nuk kanë interes. Ka shkuar 10 miliardë njerëz, 6 miliardë kanë parashikuar këta të mençurit tanë që i mban rruzulli tokësor.

Stop: Domethënë, ajo ka shpresë?

Promoted Content

Ако се појават вакви папиломи телото испраќа сигнал за опасност
Parazol

Папиломи исчезнуваат сами по 3 дена (едноставен домашен метод)!
Parazol

Чуден трик против брадавици и папиломи – обидете се!
Parazol
Hekuran Çela: Ajo vetëm nga kjo sëmundje nuk do të vdesë. Nuk mund të vdesë, e sigurt!

Emisioni dokumentoi gjithashtu deklaratat e djalit të tij, Mirit, i cili po ashtu pretendon se çdo lloj kanceri shërohet me mjekimet e tyre. Ai tregoi se kishte ndaluar një paciente me kancer gjiri të bënte biopsi apo operacion, por ajo ndërroi jetë, pasi nuk ishte shumë korrekte në ndjekjen e këshillave të tyre.

Stop: Kancer në stomak. Unë nuk dua më që të marr më mjekime që i kam marrë. Më ka ardhur në majë të hundës!

Miri: Ne jetojmë në Shqipëri dhe ti e di shumë mirë që ne jetojmë në Shqipëri. E para e punës, përfitojnë nga ana ekonomike. Njeriu duhet të jetë i qetë!

Stop: Ti po thua që shërohet?

Miri: Patjetër! Patjetër që shërohet! Çdo gjë shërohet.

Stop: Nuk jua di as emrin. Si e kishit?

Miri: Miri!

Stop: Edhe për kancerin e gjirit ke shëruar njerëz?

Miri: Po, po! Ne kishim gocën e dajës tim. Ajo doli me kancer në gji. I tha babi im: “Mos u opero, as biopsi mos bëj! Hajde këtu tek unë, të mbaj unë, t’i paguaj unë të gjitha!” E mbajti një farë kohe, pastaj filloi duke e prishur, filloi duke ngrënë djathë, ushqime të thata dhe degradoi derisa ndërroi jetë. Vitaminën D që të thashë, do ma sjellësh analizën. Do të të jap këto dy çajrat, quhet trëndafil shkëmbi dhe vajin e farës së zezë. Mos i hyr prapë nga e para se i bie që të bësh biopsinë.

Stop: Me vajrat, me këto suplementet…

Miri: Ti, me shpresën e të madhit Zot do të bëhesh shumë mirë.

Stop: Do të shërohem.

Miri: 50% e ke vetë në dorë, 50% do të ndihmoj unë, me shpresën e të madhit Zot.

Nga ana profesionale, mjeket Brunilda Shiroka dhe Valdete Malaj theksuan se për tumoret duhet ndjekur vetëm protokolli standard mjekësor dhe se kurat popullore jo profesionale, shkaktojnë humbje të rrezikshme kohe për pacientët.

Përballë kameras së “Stop”, Hekuran Çela mohoi përgjegjësitë, por regjistrimet e mëparshme e tregonin duke deklaruar se kanceri i gjirit dhe ai i stomakut janë të shërueshëm vetëm me produktet e tij bimore dhe duke shmangur trajtimet mjekësore.

Hekuran Çela: Nuk është e vërtetë ajo që thuhet.

Stop: Më the që e shëroj (kancerin e gjirit). Edhe bota e shëron, më the, por nuk duan ta shërojnë.

Hekuran Çela: Kush të dërgoi?

Stop: Emisioni “Stop”.

Gazetari: Mund të më thoni çfarë ju ka thënë, e ka marrë përsipër trajtimin e kancerit të stomakut apo jo?

Stop: Më ka kërkuar, që të bëj analizën e vitaminës D dhe pastaj do vij tek ai aty dhe do të më japë vajrat dhe ilaçet që më tha doktori dhe që po është e shërueshme.

Miri: Është i shërueshëm?

Stop: Po, kanceri i stomakut është i shërueshëm.

/Emisioni STOP

Related Posts

Binjakët identikë ndjekin dieta të ndara vegane dhe mishi — Një prej tyre pëson ndryshim drastik në pamje

Në një eksperiment 12-javor të realizuar në bashkëpunim me King’s College London, binjakët identikë britanikë, Hugo dhe Ross Turner, vendosën të ndjekin dieta të ndryshme për të…

“Të kam tr*dhëtuar me motrën tënde”, burri i shkruan letër gruas, por përgjigjia e saj e bëri të pendohej keq

Një burrë ka vendosur t’i shkruajë një letër gruas së tij, ku i thotë se e ka tr.adhëtuar me motrën e saj dhe pas gjithë kësaj do…

Cili krah dhemb para një ataku në zemër? Njihni këtë simptomë që mund t’ju shpëtojë jetën

Një reagim i shpejtë dhe njohja e simptomave të hershme të një ataku kardiak mund të shpëtojë një jetë, paralajmërojnë kardiologët. Një nga shenjat më të rëndësishme…

28 vjecarja zgjohet ne mengjes dhe humb degjimin. 6 shkaqet qe ju mund te humbisni degjimin

Nje vajze 28 vjecare eshte zgjuar ne mengjes dhe papritur ka humbur degjimin. Ajo u diagnostikua me një gjendje autoimune “shumë të rrallë”. Fatkeqesisht tashme ajo eshte…

Nuk mund të mbeteni shtatzënë?! Mjeku gjinekolog tregon arsyet kryesore të infertilitetit te burrat dhe gratë. Ja zgjidhja

Mjeku gjinekolog, Shkëlqim Bilali, foli sot në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News 24 për problemin e infertilitetit te burrat dhe gratë. Mjeku tha se nëse…

E vishni çdo ditë, por e lani shumë pak, rrobat e zakonshme që mbartin mijëra mikrobe

Pandemia na ka kujtuar në mënyrën më të qartë se sa i rëndësishëm është roli i higjienës në ruajtjen e shëndetit tonë. Megjithatë, në jetën tonë të…