A është normale kjo që sapo i ndodhi Selvije Jaos pas tragjedisë në familje? (Foto)

Lajmi tragjik i ndarjes nga jeta të Shpat Kasapit ka shkaktuar një valë të madhe reagimesh, por ka nxjerrë në pah edhe sjellje që po diskutohen gjerësisht në rrjetet sociale.

Ndërsa dhimbja për humbjen e artistit është e freskët, vëmendja është përqendruar te një statistikë e pazakontë në profilin e partneres së tij, Selvije Jao.

Brenda pak orësh nga tragjedia, llogaria e saj në Instagram ka pasur një rritje të menjëhershme, duke shtuar mbi 20 mijë ndjekës të rinj. Ky fluks kureshtjeje në moment zie ka ngritur pikëpyetje te shumë komentues nëse një reagim i tillë është normal.

Nga ana tjetër, situata është tensionuar edhe për mikeshat e artistit. Këngëtarja Adelina Tahiri, e cila bëri dedikime të ndjera për Shpatin, u kryqëzua nga ndjekësit pasi postoi një foto nga një darkë në “Instastory” ditën e vdekjes së tij.

Ajo u akuzua se nuk po tregonte respektin e duhur, por reagimi i saj ishte i ashpër, duke goditur hipokrizinë e atyre që “deri dje e shanin dhe ofendonin” këngëtarin.

Në reagimin e saj, Tahiri dënoi këtë sjellje të dyfishtë të publikut: “Njerëzit shpallen heronj vetëm pasi vdesin, ndërsa kur janë gjallë dhe në nevojë shpesh neglizhohen.”

Ajo theksoi se dhimbjen për mikun e saj do ta mbajë përjetë në zemër, pavarësisht gjyqeve publike për një foto

Related Posts

Përqafim dhe…/ Limi dhe Alba surprizojnë me një moment afrimiteti

Limi dhe Alba kanë tërhequr vëmendjen e banorëve dhe të publikut me një moment afrimiteti brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Pas një periudhe të mbushur…

U miratua me një PO të fortë&/ Kryeministri Rama jep lajmin: Presidenti i SHBA-së më

Kryeministri i vendit, Edi Rama foli për ftesën e SHBA-së për përfshirjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes, ku theksoi se kjo ftesë u pranua dhe u…

Rritet çmimi i cigareve, konsumi mbetet i pandryshuar! Mjekja Qirjako: Efektet tek të rinjtë nuk shfaqen menjëherë

“Është shtrenjtuar paketa juaj?” “Po.” “Sa?” “Me 30 lekë.” Prej shumë kohësh akciza mbi duhanin dhe produktet e tij, rritet në mënyrë të përvitshme, duke u reflektuar…

“Gruaja duhet t’i shërbejë burrit”, Neritani i “hakërrehet” Eni Çobanit: Ua keni hapur sytë!

Kristina ka sjellë në rubrikën “Shihemi në Gjyq” me juristen Eni Çobanin bashkëshortin e saj Neritanin. Në klipin e tyre prezantues, situata mes çiftit duket tejet e…

Aksident TRAGJIK në vend, humb jetën 35-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Fier–Libofshë, në fshatin Agim. Sipas informacioneve paraprake, një 35-vjeçar, i cili po udhëtonte me…

Qeveria Rama jep 135 euro shtesë mbi rrogën, ja kush përfiton nga vendimi…

Kryeministri Edi Rama njoftoi se gjatë vitit 2026 sektori i shëndetësisë do të zërë një vend të veçantë në buxhetin e shtetit. Rama vuri theksin kryesisht tek…