Kursi i Euros prek një minimum të ri historik! Ja VLERA

Agjentët e tregut valutor e shpjegojnë këtë tendencë me ofertën e qëndrueshme të monedhës europiane. Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut e ka nisur muajin dhjetor me një rënie të lehtë. Madje, ditën e mërkurë kursi shënuar një minimum të ri historik, duke prekur nivelin e 96.59 lekëve. Kjo vlerë përfaqëson një rënie shumë të lehtë nga minimumi i mëparshëm prej 96.6 lekësh, që ishte regjistruar në tetor të këtij viti.

Ecuria e kursit ka treguar se presionet zhvlerësuese mbi monedhën e përbashkët europiane kanë vazhduar edhe gjatë vitit 2025. Agjentët e tregut valutor e shpjegojnë këtë tendencë me ofertën e qëndrueshme të monedhës europiane në tregun valutor. Kjo tendencë është theksuar veçanërisht pas tremujorit të tretë të vitit.

Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, vëllimi i tregtimeve valutore u rrit me 24.4% krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar.

Rritja ishte madje më e lartë krahasuar me rritjen prej 21% të tremujorit të tretë 2024. Kjo tregon se rritja e volumit të këmbimeve mund të lidhet në një pjesë të madhe me efektin sezonal të turizmit. Megjithatë, agjentët e tregut perceptojnë në vijimësi edhe një efekt të konsiderueshëm nga prurjet valutore të lidhura me aktivitete informale ose të jashtëligjshme.

Rritja e volumit të këmbimeve është një tregues i tërthortë i faktit që në ekonomi ka hyrë më shumë valutë e huaj.

Megjithëse Leku ka vijuar të forcohet, mbiçmimi vjetor është ulur ndjeshëm krahasuar me ritmet e shënuara në dy vitet e mëparshme. Aktualisht, kursi i këmbimit Euro – Lek është në rënie me 1.8% krahasuar me të njëjtën ditë të vitit të kaluar.

Megjithatë, ngadalësimi i rënies së Euros është i lidhur me ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun valutor, për të mos lejuar mbiçmimin e mëtejshëm të monedhës vendase. Sipas informacioneve nga Banka e Shqipërisë, për 9-mujorin 2025 blerjet e valutës në tregun e brendshëm kanë arritur në afërsisht 800 milionë euro. Me një ritëm të tillë, është shumë e ngjarë që deri në fund të vitit shuma e blerjeve të kalojë nivelin rekord prej 933 milionë eurosh të regjistruar gjatë vitit 2024.

Banka e Shqipërisë i ka argumentuar ndërhyrjet me objektivin e inflacionit, që në dy vitet e fundit po qëndron poshtë nivelit të shënjestruar prej 3%.

Megjithatë, një politikë e tillë po has kritika nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), që në deklaratën e fundit rekomandonte që Banka e Shqipërisë duhet të pakësojë ndërhyrjet në kursin e këmbimit valutor. Sipas misionit të FMN-së, kursi i këmbimit duhet të veprojë si amortizator goditjesh me një fleksibilitet më të madh, ndërsa akumulimi i mëtejshëm i rezervave duhet të udhëhiqet nga një analizë kosto-përfitim.

Analiza e stafit të FMN-së sugjeron se vlerësimi i kursit real të Lekut drejtohet kryesisht nga faktorët themelorë, me flukset spekulative financiare që luajnë vetëm një rol modest.

Për rrjedhojë, FMN-ja rekomandon që Banka e Shqipërisë duhet të lejojë fleksibilitet më të madh të kursit të këmbimit dhe të mbështetet te normat e interesit për stabilitetin e çmimeve, ndërsa ndërhyrjet në tregun valutor duhet të rezervohen për raste të rralla të goditjeve jo-themelore. FMN gjykon se përfitimet nga akumulimi i rezervave duhet të peshohen ndaj kostove oportune në rritje, rreziqeve të normave të interesit dhe humbjeve të mundshme nga rivlerësimi valutor.

Nga ana tjetër, Leku i fortë edhe për këtë vit është mbështetur pjesërisht nga politika fiskale e ndjekur nga qeveria. Në fund të 9-mujorit, balanca buxhetore ishte pozitive, në vlerën 49.2 miliardë lekë. Suficiti i lartë buxhetor ka ulur ofertën e monedhës vendase në treg dhe ka nxitur më tej tendencat e saj mbiçmuese./Monitor

Related Posts

Shenja më me fat dhe surprizat astrologjike sipas Meri Shehut për muajin shkurt

Ashtu si çdo fillim muaj, astrologia Meri Shehu, na jep një vlerësim për çdo shenjë zodiake dhe parashikimin për secilën. Duke e nisur me një urim për…

Ç’ndodhi gjatë natës? Miri i shkon Selinës te krevati

Pas tensioneve të ditës, nata ka sjellë një moment afrimiteti mes Mirit dhe Selinës. Artisti është parë të shkojë te krevati i partneres së tij në lojë…

Tensione në Kuvend. Ndërpritet seanca, ndërhyn dhe Garda!

Tensione gjatë seancës plenare në parlament ditën e sotme. Kuvendi u ndërpre pas përplasjeve mes opozitës dhe mazhorancës dhe shkak u bë kërkesa për replikë nga kreu…

Te gjithe sy e veshe nga MOTI! Flet sinoptikania

Sinoptikania e MeteoAlb, Lajda Porja, ka dhënë detaje mbi situatën aktuale dhe parashikimin e motit në vend, duke theksuar se kushtet atmosferike vijojnë të jenë tipike për…

“Pengu im…”/ Arbana Osmani bën premtimin publik: Ja çfarë do të ndryshojë këtë vit

Moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, ka ndarë me ndjekësit në Instagram një reflektim të sinqertë, duke zbuluar një “peng” që e ka munduar vitet e…

Pse Shkurti i këtij viti quhet “muaj perfekt”, nuk do të përsëritet deri në 2037

Muaji Shkurt i këtij viti ka sjellë një konfigurim të veçantë kalendarik, duke u etiketuar zyrtarisht si një “muaj perfekt” për shkak të strukturës së tij simetrike….