Vr*sja e shqiptares nga bashkëshorti në Itali/ Djali mëson për vd*kjen e nënës: E prisja …

Detaje të reja janë zbuluar nga vr asja e shqiptares Sadjide Muslija, 49 vjeçe, më 3 dhjetor në Ankona të Italisë nga bashkëshorti i saj, Nazif Muslija, i cili është në arrati. Sipas mediave italiane, Sadjide Muslija u gjet e vr arë në shtratin e saj me shenja të rënda dhune. Ajo nuk ishte paraqitur në punë dhe pronari njoftoi autoritetet, të cilët kur shkuan në banesë, e gjetën trupin e saj në shtrat, me fytyrë të gjymtuar nga goditjet.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, bashkëshorti i saj, Nazif Muslija është larguar me një mjet tip “Smart”, ndërsa telefoni i tij rezulton i fikur dhe i pakapshëm. Hetimet kanë zbuluar se çifti kishte një të shkuar të rënduar nga dhuna në familje. Nazif Muslija ishte arrestuar më herët për dhunë ndaj bashkëshortes, madje edhe për kërcënime me sëpatë.

Në korrik ai kishte pranuar një dënim prej një viti e dhjetë muajsh, me kusht që të ndiqte një program rehabilitimi për burra të dhunshëm. Avokati i tij ka deklaruar se programi nuk kishte filluar ende për shkak të mungesës së vendeve, ndërsa Muslija kishte marrë vetëm disa seanca fillestare me një psikolog.

Mësohet gjithashtu se çifti ka një djalë 27-vjeçar që jeton në Zvicër, i cili e ka mësuar vrjasjen e nënës nga avokati i babait. “E prisja,” ka thënë 27-vjeçari pasi ka mësuar lajmin.

Ekspertët e Njësisë së Hetimeve Shkencore të Ankonës janë rikthyer në banesë për të gjetur gjurmë mikroskopike dhe mjetin e fortë që mund të jetë përdorur në krim. Disa objekte janë sekuestruar si prova të mundshme, ndërsa ende nuk është caktuar data e autopsisë.

Karabinierët vazhdojnë kërkimet intensive për gjetjen e Nazif Muslijës, i cili deri tani rezulton i arratisur.

Related Posts

Shenja më me fat dhe surprizat astrologjike sipas Meri Shehut për muajin shkurt

Ashtu si çdo fillim muaj, astrologia Meri Shehu, na jep një vlerësim për çdo shenjë zodiake dhe parashikimin për secilën. Duke e nisur me një urim për…

Ç’ndodhi gjatë natës? Miri i shkon Selinës te krevati

Pas tensioneve të ditës, nata ka sjellë një moment afrimiteti mes Mirit dhe Selinës. Artisti është parë të shkojë te krevati i partneres së tij në lojë…

Tensione në Kuvend. Ndërpritet seanca, ndërhyn dhe Garda!

Tensione gjatë seancës plenare në parlament ditën e sotme. Kuvendi u ndërpre pas përplasjeve mes opozitës dhe mazhorancës dhe shkak u bë kërkesa për replikë nga kreu…

Te gjithe sy e veshe nga MOTI! Flet sinoptikania

Sinoptikania e MeteoAlb, Lajda Porja, ka dhënë detaje mbi situatën aktuale dhe parashikimin e motit në vend, duke theksuar se kushtet atmosferike vijojnë të jenë tipike për…

“Pengu im…”/ Arbana Osmani bën premtimin publik: Ja çfarë do të ndryshojë këtë vit

Moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, ka ndarë me ndjekësit në Instagram një reflektim të sinqertë, duke zbuluar një “peng” që e ka munduar vitet e…

Pse Shkurti i këtij viti quhet “muaj perfekt”, nuk do të përsëritet deri në 2037

Muaji Shkurt i këtij viti ka sjellë një konfigurim të veçantë kalendarik, duke u etiketuar zyrtarisht si një “muaj perfekt” për shkak të strukturës së tij simetrike….