Vr asja e shqiptares nga bashkëshorti në Itali/ Djali mëson për vd ekjen e nënës: E prisja …

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e shqiptares Sadjide Muslija, 49 vjeçe, më 3 dhjetor në Ankona të Italisë nga bashkëshorti i saj, Nazif Muslija, i cili është në arrati.

Sipas mediave italiane, Sadjide Muslija u gjet e vrarë në shtratin e saj me shenja të rënda dhune. Ajo nuk ishte paraqitur në punë dhe pronari njoftoi autoritetet, të cilët kur shkuan në banesë, e gjetën trupin e saj në shtrat, me fytyrë të gjymtuar nga goditjet.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, bashkëshorti i saj, Nazif Muslija është larguar me një mjet tip “Smart”, ndërsa telefoni i tij rezulton i fikur dhe i pakapshëm.

Hetimet kanë zbuluar se çifti kishte një të shkuar të rënduar nga dhuna në familje. Nazif Muslija ishte arrestuar më herët për dhunë ndaj bashkëshortes, madje edhe për kërcënime me sëpatë.

Në korrik ai kishte pranuar një dënim prej një viti e dhjetë muajsh, me kusht që të ndiqte një program rehabilitimi për burra të dhunshëm. Avokati i tij ka deklaruar se programi nuk kishte filluar ende për shkak të mungesës së vendeve, ndërsa Muslija kishte marrë vetëm disa seanca fillestare me një psikolog.

Mësohet gjithashtu se çifti ka një djalë 27-vjeçar që jeton në Zvicër, i cili e ka mësuar vrjasjen e nënës nga avokati i babait. “E prisja,” ka thënë 27-vjeçari pasi ka mësuar lajmin.

Ekspertët e Njësisë së Hetimeve Shkencore të Ankonës janë rikthyer në banesë për të gjetur gjurmë mikroskopike dhe mjetin e fortë që mund të jetë përdorur në krim. Disa objekte janë sekuestruar si prova të mundshme, ndërsa ende nuk është caktuar data e autopsisë.

Karabinierët vazhdojnë kërkimet intensive për gjetjen e Nazif Muslijës, i cili deri tani rezulton i arratisur.

Related Posts

U pl agos pas sherrit në TikTok 7 ditë më parë me th ikë në zemër, NDËRRON JETË 15-vjeçari në QSUT

Ne Ranimacionin Qendrore te Spitalit Nene Tereza, ka ardhur nga qyteti Durresit 7 (shtate) dite me pare per ndihme mjeksore shtetasi i mitur E.Boba 15 vjec, i…

TRONDITËSE/ Piloti humb kontrollin, rrëzohet helikopteri, regjistrohet një viktimë dhe tre të pl agosur

Një helikopter me katër persona në bord u rrëzua mëngjesin e sotëm në zonën Le Prese, në komunën e Lanzadës, provinca e Sondrios, Itali. Ngjarja ndodhi rreth…

Pezullimi i Belinda Ballukut, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar për herë të parë mbi marrjen si e pandehur të numrit 2 të qeverisë, Belinda Ballukut, e cila është pezulluar edhe…

Reshje shiu dhe borë në zonat malore, parashikimi i motit për ditën e premte

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu…

Vr*sja e shqiptares nga bashkëshorti në Itali/ Djali mëson për vd*kjen e nënës: E prisja …

Detaje të reja janë zbuluar nga vr asja e shqiptares Sadjide Muslija, 49 vjeçe, më 3 dhjetor në Ankona të Italisë nga bashkëshorti i saj, Nazif Muslija,…

Kursi i Euros prek një minimum të ri historik! Ja VLERA

Agjentët e tregut valutor e shpjegojnë këtë tendencë me ofertën e qëndrueshme të monedhës europiane. Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut e ka nisur muajin dhjetor…