Vr au gruan një ditë më parë, gjendet i pl agosur rëndë 50-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet për …

Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar i cili vrau gruan e tij, Sadjide Muslija në Ankona të Italisë, është gjetur i plagosur rëndë, dhe sipas autoriteteve dyshohet për një tentativë vetëvrasje.

Mësohet se Muslija kishte tentuar të vetëvritej, por u gjet rreth orës 16:30 nga një gjuetar, i cili i ofroi ndihmë dhe dha alarmin.

Zyra e Prokurorit të Ankonës ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tij dhe do të kryejë autopsi mbi trupin e gruas.

Pas një dite hetimesh, karabinierët e Seksionit të Hetimeve Mjekësore u kthyen në shtëpinë ku gruaja u gjet e vrarë me goditje të forta në kokë dhe gjoks për të kërkuar gjurmë dhe objektin që dyshohet se u përdor në vrasje.

Sipas mediave italiane, viktima u gjet dje, në shtëpinë me shenja të dhunës brutale në kafkë. Nazif Muslija, i cili më parë ishte raportuar për dhunë në familje dhe ishte arrestuar në prill për sulm ndaj gruas së tij me një sëpatë, thuhet se është larguar me një makinë Smart dhe telefoni i tij celular nuk ka qenë i arritshëm që nga mëngjesi i djeshëm./Top Channel

Related Posts

“Më kërkuan t’i hidhja çaj të nxehtë, s’pranova dhe më eliminuan”/ Reagon menjëherë familja e Mateos

Deklarata e rëndë që qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale, ku pretendohej se Artan Kola ishte eliminuar nga “Big Brother VIP 5” pasi kishte refuzuar të dëmtonte…

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një sfide të vështirë

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

Horoskopi ditor, e martë 24 mars 2026

Dashi Sot do jeni shume te përgjegjshëm për çdo veprim qe do hidhni ne jetën sentimentale. Për gjithçka do bashkëpunoni me partnerin dhe ne asgjë çast nuk…

Humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat, ky është 28-vjeçari që humbi j etën dje në Vishnje

Një aksident i rëndë në aksin Baldushk-Vishnje ka tronditur kryeqytetin ditën e djeshme. Motomjei me të cilin udhëtonte Beqir Zela personi në foto, vetëm 28-vjeç, humbi kontrollin…

Trump njofton ‘armëpushim’ 5-ditor me Iranin, bien ndjeshëm çmimet e naftës

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar një rënie të fortë pas deklaratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili njoftoi për një “armëpushim” 5-ditor…

Në kërkim ndërkombëtar për v(r)asje, arrestohet 27-vjeçari shqiptar

KOSOVË – Një 27-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Danimarka, është arrestuar nga policia kosovare në Prishtinë. I arrestuari është Liridon Fetahi, i cili kërkohej…