E ‘t*rpëroi’ në mes të Abu Dhabit! Nuk do e besoni çfarë ka bërë Meloni me shallin që i dhuroi Rama (Video)

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni po përgatit një ankand të veçantë me dhuratat luksoze që ka marrë gjatë udhëtimeve zyrtare jashtë vendit, raporton gazeta italiane La Repubblica.

Midis objekteve që do të shiten, një nga dhuratat që ka tërhequr më shumë vëmendje është shalli i veçantë që kryeministri shqiptar, Edi Rama, ia dhuroi Melonit në Abu Dhabi, në 48?vjetorin e saj.

Ankandi do të organizohet nga shtëpia e njohur e ankandeve Bertolami Fine Art në Romë dhe përfshin vetëm dhuratat me vlerë mbi 300 euro, pasi sipas ligjit italian, zyrtarët nuk mund t’i mbajnë për vete disa nga këto prezente me vlera të konsiderueshme.

Shalli i dhuruar nga kryeministri shqiptar Edi Rama është bërë një nga objektet më të komentuar të koleksionit. Ai u prezantua si dhuratë në Abu Dhabi, gjatë një vizite zyrtare ku Meloni festoi ditëlindjen e saj të 48?të. Madje në atë kohë pati bujë, pasi Rama vijon me skenat e tij sa herë që sheh Melonin. Rama u ul në gjunjë dhe ky veprim solli shumë reagime. Vetë Meloni shprehej: “Mos më turpëro”.

Sipas La Repubblica, vlera totale e objekteve të planifikuara për t’u shitur arrin rreth 800 mijë euro dhe në listë janë mbi 270 artikuj që aktualisht ruhen në një dhomë të veçantë në Palazzo Chigi, selia e qeverisë italiane.

Ndër dhuratat më të veçanta janë:

-Një veshje tradicionale e grave nga Kerala, dhuratë nga kryeministri indian Narendra Modi, në samitin e G20 në Bali (nëntor 2022)

-Një statujë e presidentit argjentinas Javier Milei, me motosharrë në dorë

-Një thes me oriz nga Pakistani

-Figura dekorative deveje nga Libia

-Një statujë prej cope, dhuratë nga politikani italian Michele Emiliano

-15 tapete të ndryshëm nga Libia dhe vende të tjera arabe

-Bizhuteri të ndryshme: byzylykë metalikë, një unazë, një varëse, një palë vathë

-Katër tablo, një pjatë metalike dhe një çantë tavoline

-Një shall i dhuruar nga kryeministri shqiptar Edi Rama në Abu Dhabi, për ditëlindjen e Melonit

-Një servis çaji prej porcelani nga kryeministri hungarez Viktor Orbán

-Një tas qeramike e dhuruar nga ish-presidenti amerikan Joe Biden

-Një kostum tradicional rumun, dhuratë nga ish-kryeministri Marcel Ciolacu

Related Posts

‘Një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, që bashkëpunon me Amerikën’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Tehranit

“Ekziston një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, ku amerikanët po bashkëpunojnë me tradhtarët iranianë, duke komplotuar kundër Republikës Islamike.” Deklarata i përket udhëheqësit suprem të…

Moti i keq mbërthen rajonin! Rikthehet dimri në Ballkan

Situata meteorologjike në Ballkan mbetet e vështirë pas stuhive të fundit që kanë prekur Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi. Ja përmbledhja e situatës:…

100 ditë në ‘Big Brother VIP Albania 5’, Selin Bollati zbulon momentin që do të fshinte nga loja

Pas 100 ditësh nga nisja e Big Brother VIP Albania 5, banorët e shtëpisë më të famshme në vend janë përballur me pyetje reflektuese mbi rrugëtimin e…

Ribashkim pas tensioneve, Gjesti dhe DJ Gimbo shfaqen sërish bashkë

Dy miq të njohur për publikun, Gjesti dhe DJ Gimbo, janë shfaqur sërish bashkë, duke lënë pas mosmarrëveshjet e mëparshme. Ribashkimi i tyre vjen pas eksperiencës në…

Horoskopi ditor, e hënë 30 mars 2026

Dashi Në gjysmën e parë të ditës ka shumë të ngjarë që të fokusoheni në problemet që do t’iu shqetësojnë. Në varësi se si ka qenë dita…

Lajm i madh për emigrantët shqiptarë! Kryeministri jep premtimin e bujshëm për të gjithë

Ky është një version i zgjeruar dhe i analizuar i lajmit, i përshtatshëm për audiencën shqiptare, duke përfshirë edhe impaktin që këto masa kanë për emigrantët tanë…