LAJM I FUNDIT/ Policia kontroll në banesat e vr asësve me pagesë, çfarë u gjet në Gjirokastër, Vlorë dhe Lezhë

Bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Greke çoi në zbulimin dhe sekuestrimin të një arsenali armësh zjarri dhe municioni luftarak.

Sekuestrohen 3 armë zjarri automatike, 200 fishekë kallashnikovi, 18 pako me fishekë pistolete dhe 5 krehra.

Armët dhe municioni luftarak u gjetën në një nga banesat e një prej të arrestuarve në Greqi, të dyshuar si vrasës me pagesë.

Në kuadër të bashkëpunimit mes Policisë shqiptare dhe Policisë greke, pas shkëmbimit të informacionit për kapjen e disa shtetasve shqiptarë në Greqi, të dyshuar si vrasës me pagesë, strukturat e Policisë së Shtetit në Gjirokastër, Vlorë dhe Lezhë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Provat”, zhvilluan kontrolle në banesat e këtyre shtetasve.

Si rezultat i kontrollit në fshatin Labovë e Kryqit, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër gjetën të fshehura, në banesën e shtetasit Dh. M., 45 vjeç, 2 kallashnikovë dhe një armë zjarri automatike, të dyshuar të trafikuar dhe qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Armët e zjarrit, që u gjetën në banesën e 45-vjeçarit, i ndaluar 2 ditë më parë në Greqi, mbi akuza për vrasje dhe pjesëmarrje në grup kriminal që posedonte armë zjarri, do të dërgohen tek Instituti i Policisë Shkencore për ekspertim teknik.

Me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasve shqiptarë Dh. M., 45 vjeç, banues në Labovën e Kryqit Gjirokastër; A. B., 32 vjeç, banues në Kudhës Himarë; F. P., 39 vjeç, banues në Lezhë; dhe P. Th., 31 vjeç, banues në Muzinë Sarandë, të dyshuar si vrasës me pagesë, strukturat e Departamentit të Policisë Kriminale, ato të DVP Gjirokastër, Vlorë e Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet e thelluara duke koordinuar dhe bashkëpunuar ngushtësisht me homologët grekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,

Related Posts

Çfarë po ndodh keshtu!!? Jeper alarmi i madh per..

Ballkani Perëndimor rezulton rajoni më i ndotur në Evropë gjatë dimrit. Studimi i publikuar nga “The Guardian” tregon alarm te madh per nivele të ndotjes nga grimcat….

Dy 16 vjecare hapin v*rrin e vjetër në Pogradec, policia..

Policia e Pogradecit ka finalizuar një operacion hetimor që ka çuar në arrestimin e dy 16-vjeçarëve, të cilët dyshohet se janë autorët e një ngjarjeje të rëndë…

Ministria e Financave del me lajmerimin E RENDESISHEM per pensionistet

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka publikuar udhëzimet e reja sa i përket procedurave të lajmërimit për pensionistët e Republikës së Kosovës. Pas një periudhe të…

Stuhia më e madhe dimërore ndër vite, pritet të prekë rreth…

Miliona amerikanë po përgatiten për atë që mund të jetë një nga stuhitë më të mëdha dimërore në Shtetet e Bashkuara në vite, paralajmëroi Shërbimi Kombëtar i…

Se@si shtatë herë në javë: sekreti për të mbajtur martesën të fortë dhe larg tradhtisë

Të gjithë mund të pajtohemi se një jetë intime e shëndetshme është një shtyllë e rëndësishme për çdo martesë afatgjatë. Carla Bellucci, një nënë 42-vjeçare nga Britania,…

Tërmeti i fuqishëm ne Turqi, ja çfarë dihet deri më tani

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar gjatë orëve të mbrëmjes në Turqi. Sipas Qendrës Evropiane-Mesdhetare të Sizmologjisë (EMSC), lëkundja sizmike është regjistruar…