“Hiq dorë!”/ Denoncimet për Onkologjikun, kërcënohet me jetë gazetari Osman Stafa

Pas denoncimeve të vazhdueshme për mungesën e ilaçeve dhe pajisjeve në Spitalin Onkologjik, në adresë të Gazetarit Osman Stafa ka mbërritur një mesazh kërcënues, me qëllim intimidimin, frikësimin dhe tërheqjen e tij nga investigimet në këtë spital.

Përmes një adrese anonime në rrjetet sociale, gazetarit Stafa i kërkuar me një gjuhë banale, fyese dhe kërcënuese të mos paraqitet më në ambientet e Onkologjikut dhe të heqë dorë nga denoncimet mbi korrupsionin dhe abuzimet mbi pacientët.

Pas marrjes së mesazhit, gazetari, Stafa i është drejtuar Policisë së Shtetit, ku ka bërë kallëzim penal, për kërcënim për shkak të detyrës. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar personin përgjegjës dhe se kush fshihet pas këtij kërcënimi.

I ndodhur përballë presioneve dhe kërcënimeve, gazetari Osman Stafa, siguron se do të vijojë denoncimet e tij për situatën në Spitalin Onkologjik. Duke theksuar se nuk i frikësohet asnjë lloj kërcënimi ai shprehet i vendosur për të hedhur dritë dhe për t’i dhënë fund abuzimeve që u kushtojnë jetën pacientëve të prekur nga sëmundjet tumorale.

Prej disa vitesh gazetari Stafa ka investiguar dhe më pas ka denoncuar publikisht situatën e vështirë me të cilën përballen pacientët në Spitalin Onkologjik. Ndër denoncimet më të forta janë: Mungesa e brakiterapisë, një trajtim për gratë që vuajnë nga kanceri gjinekologjik; mungesa e pet-scanit, një diagnostikim tjetër mjaft i rëndësishëm për pacientët e Onkologjikut; mungesën e ilaçeve kimio për pacientët, si dhe ka evidentuar rastet e korrupsionit dhe abuzimit mbi pacientët nga bluzat e bardha, siç është rasti i trafikimit të biopsive nga publiku drejt privatit etj.

Related Posts

Hòròskopi/ Do të fitoni çmendurisht LEK ne kete dite qe nuk e kishit menduar kurre kurrë

Dashi – Gjatë kësaj dite do përjetoni emocione kontradiktore dhe shpesh nuk do dini as se si të veproni. Ju të dashuruarit nuk do bëni aspak lëshime…

35 vite nuk kanë rreshtur së kërkuari Jetnorin dhe Valmirin: Dy nënat nga Korça besojnë në mrekulli

Një dhimbje 35-vjeçare, e pashuar dhe e mbartur me kurajë, shpaloset sot si një apel urgjent për publikun. Historia e kësaj familjeje modeste nga Floqi i Korçës,…

“Mësuesit e shkollave publike ‘zvarritin’ mësimin për të detyruar nxënësit të shkojnë në kurset e tyre private”

Një mësuese e sapodalë në pension ka dërguar një apel në redaksinë e JOQ Albania, ku shpreh shqetësimin e saj për një fenomen që, sipas saj, po…

Arbana Osmani trazon rrjetin, çfarë po ndodh mes saj dhe Eduartit?

Moderatorja e njohur Arbana Osmani është bërë pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale pas një detaji që nuk u shpëtoi ndjekësve në postimin e saj të fundit….

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që do ta mbyllin 2025-ën me fat dhe shumë surpriza

Teksa po i afrohemi ditëve të fundit të vitit, disa shenja të zodiakut pritet të marrin hov dhe të përjetojnë ndryshime pozitive si në planin personal, ashtu…

LAJM i FUNDIT/ ZGJIDHET kreu i RI i SPAK! Ja kush është

Mbledhja e KLP, Klodjan Braho zgjidhet drejtues i SPAK me 7 vota. Adnan Xholi mori 3 vota, Elvin Gokaj 1 votë dhe Doloreza Musabelliu asnjë votë. Vijon…