“Mësuesit e shkollave publike ‘zvarritin’ mësimin për të detyruar nxënësit të shkojnë në kurset e tyre private”

Një mësuese e sapodalë në pension ka dërguar një apel në redaksinë e JOQ Albania, ku shpreh shqetësimin e saj për një fenomen që, sipas saj, po prek gjithnjë e më shumë sistemin arsimor në vend: përfshirjen e një pjese të mësuesve të shkollave publike në kurset private pas shkolle, ku japin mësim me pagesë të njëjtëve nxënës që kanë në klasë.

Sipas denoncimit të saj, ky zhvillim mund të krijojë konflikt interesi, pasi disa prej mësuesve mund të mos angazhohen mjaftueshëm gjatë orëve të mësimit në shkollë, duke bërë që nxënësit të ndihen të detyruar t’i ndjekin kurset private për të arritur të njëjtin nivel përgatitjeje.

Mësuesja në pension shprehet gjithashtu se ky fenomen po krijon pabarazi mes nxënësve, duke pretenduar se në disa raste fëmijët që ndjekin kurset pas shkollore marrin trajtim më të favorshëm, ndihmë shtesë apo edhe materiale paraprake, duke ndikuar drejtpërdrejt në rezultatet e tyre.

Në mesazhin e saj ajo shkruan:

“Arsimi po zhvlerësohet çdo ditë e më shumë. Nxënësit që shkojnë në kurset private marrin më shumë mbështetje dhe shpesh edhe informacione paraprakisht, duke krijuar një ndarje të padrejtë mes atyre që kanë mundësi të paguajnë dhe atyre që nuk kanë. Kjo ul figurën e mësuesit dhe dëmton besimin e prindërve.”

Ajo i bën thirrje shtetit që të ndërhyjë duke rishikuar orarin e punës së shkollave deri në orën 16:00 dhe duke rritur pagat e mësuesve, në mënyrë që nevoja për angazhime dytësore të reduktohet.

Në fund të apelit të saj, mësuesja paralajmëron se, sipas saj, nëse situata vazhdon kështu, dëmi që do t’i shkaktohet arsimit mund të jetë “i pakthyeshëm”.

Related Posts

Çfarë po ndodh keshtu!!? Jeper alarmi i madh per..

Ballkani Perëndimor rezulton rajoni më i ndotur në Evropë gjatë dimrit. Studimi i publikuar nga “The Guardian” tregon alarm te madh per nivele të ndotjes nga grimcat….

Dy 16 vjecare hapin v*rrin e vjetër në Pogradec, policia..

Policia e Pogradecit ka finalizuar një operacion hetimor që ka çuar në arrestimin e dy 16-vjeçarëve, të cilët dyshohet se janë autorët e një ngjarjeje të rëndë…

Ministria e Financave del me lajmerimin E RENDESISHEM per pensionistet

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka publikuar udhëzimet e reja sa i përket procedurave të lajmërimit për pensionistët e Republikës së Kosovës. Pas një periudhe të…

Stuhia më e madhe dimërore ndër vite, pritet të prekë rreth…

Miliona amerikanë po përgatiten për atë që mund të jetë një nga stuhitë më të mëdha dimërore në Shtetet e Bashkuara në vite, paralajmëroi Shërbimi Kombëtar i…

Se@si shtatë herë në javë: sekreti për të mbajtur martesën të fortë dhe larg tradhtisë

Të gjithë mund të pajtohemi se një jetë intime e shëndetshme është një shtyllë e rëndësishme për çdo martesë afatgjatë. Carla Bellucci, një nënë 42-vjeçare nga Britania,…

Tërmeti i fuqishëm ne Turqi, ja çfarë dihet deri më tani

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar gjatë orëve të mbrëmjes në Turqi. Sipas Qendrës Evropiane-Mesdhetare të Sizmologjisë (EMSC), lëkundja sizmike është regjistruar…