U prangos nga RENEA, ky është Elvin Merlika, pjesë e planit për të vrarë Indrit Doklen! Fred Xhixha bëri të mundur takimin e Nuredin Dumanit dhe Ervis Martinajt

Dy personat e arrestuar në kuadër të aksionit të RENEA-s janë Elvin Merlika (në foto) dhe Fred Xhixha.

Merlika dhe Xhixha u vunë në pranga në Fushë Kuqe,ndërsa emrat e tyre janë të njohur për autoritet e drejtësisë.

Elvin Merlika ka qenë në kërkim si pjesëmarrës në planin për të vrarë Indrit Dokles, porosi e dhënë nga Ervis Martinaj. Ndërsa Fred Xhixha ishte personi që bëri të mundur takimin e Nuredin Dumanit dhe Ervis Martinajt.

Emrat e tyre kanë dalë pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, i penduar i drejtësisë.

Merlika akuzohej për sigurimi i kushteve për të kryer vrasje. Më herët SPAK kërkoi edhe konfiskimin e 20 pasurive në emër të tij dhe të familjarëve, por kërkesa u rrëzua në gjykatë.

Dëshmia e Nuredin Dumanit:

Ka qenë i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili ka dëshmuar se Ervis Martinaj ka qenë gati ta paguante me 500 mijë euro për të vrarë Indrit Doklen. Dumani ka deklaruar se kishte rënë dakord me Martinajn të jepte për vrasjen e Indritit shumën prej 500 000 Euro dhe se ka marrë paradhënie shumën prej 100 000 Euro.

SPAK ka hetuar dhe krijohet dyshimi se shtetasit Nuredin Dumani, Ervis Martinaj, Elvin Merlika, Alket Xhixha dhe Henrik Hoxhaj, kanë bashkëpunuar për të kryer vrasjen. Ata konsumuar elementë të veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/ 1, 334 të Kodit Penal”.

Nuredin Dumani ka dëshmuar se në emër të Martinajt kanë shkuar dhe e kanë takuar në Kosovë dy persona, një i thirrur Eli dhe një tjetër që është vëllai i Besian Xhixhës. Ata kanë vajtur me një automjet tip ‘Hummer’. Gjatë takimit, Eli ka komunikuar me Ervisin dhe më tej me telefonin e Elit ka komunikuar me Elvisin, i cili i ka propozuar vrasjen e Indrit Dokles.

SPAK ka arritur të vërtetojë se Eli është pikërisht shtetasi Elvin Merlika, kurse shtetasi që Nuredini e prezanton si vëllai i Besianit, është pikërisht shtetasi Alket Xhixha. Alket Xhixha dhe Elvin Merlika kanë udhëtuar në drejtim të Kosovës me automjetin tip ‘Hummer’, të cilin e identifikon Nuredin Dumani. Në vijim të komunikimeve Nuredini ka marrë një shumë prej 100 000 Euro nga Martinaj.

Këtë variant e ka konfirmuar edhe Henrik Hoxhaj. Sipas këtij të fundit, “çmimi ishte mbi 500.000 Euro pasi sipas Nuredinit personi, nga i cili kishte marrë porosinë, i kishte thënë kërko sa të duash para, i kishte lënë dorë të lirë te çmimi”. Pas deklaratës së Dumanit, fillimisht hetimet u fokusuan në drejtim të identifikimit të vëllait të shtetasit Besian Xhixha, person i cili më parë kishte bashkëpunuar me Nuredinin në vrasjen e shtetasit Bujar Çela etj. Në dosje thuhet se Nuredini dhe Hoxhaj, pasi e kanë ndjekur për pak kohë Doklen, kanë arritur në përfundimin se ky objektiv nuk ishte i lehtë dhe kjo porosi ngeli vetëm me fjalë dhe nuk u krye asnjë veprim.

Sekuestrimi i pasurive:

Prokuroria e Posaçme kërkoi konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës, i dyshuar si pjesë e grupit kriminal që planifikoi vrasjen e Indrit Dokles, më 23 Janar 2025.

SPAK bëri kërkesën pas hetimit pasuror ndaj Elvin Merlikës, që akuzohet për veprën penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, si dhe personave të lidhur me të.

Në përfundim të hetimit pasuror rezulton se pasuritë e sekuestruara të tij ishin të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të personave të hetuar dhe të personave të lidhur me ta.

Por, GJKKO më 7 nëntor, ka marrë vendimin për të rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës dhe 8 personave të lidhur me të, të cilët janë në hetim pasuror.

“Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani vendosi:

1. Rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si të pabazuar në ligj dhe në prova.

2. Revokimin e sekuestros të caktuar në kuadrin e procedimit pasuror Nr. 2 të vitit 2022 me vendimin Nr. 4, datë 23.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe kthimin e pasurive të sekuestruara pronarëve të tyre”, thuhej në vendimin e GJKKO.

SPAK-u kërkoi konfiskimin e 20 pronave, nga hoteli, apartamente tek makinat luksoze.

Lista e pasurive

100% të kuotave të shoqërisë “Zeus Garden” sh.p.k.
49% të kuotave të shoqërisë “M.S.G Security” sh.p.k.
100% të kuotave të shoqërisë “London Eye” sh.p.k.
Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m2, me adresë Fushë-Kuqe Kurbin.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament 14/5, kati i 6, me sipërfaqe 108 m2, në zonën e Kasharit.
Pasuri e paluajtshme e llojit truall me sip. 6026 m2, ZK.3051, me adresë Priskë Tiranë.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 105 m2, me adresë Yzberisht.
Pasuri e paluajtshme e llojit arë më numër, me sipërfaqe 3250 m2, me adresë Fushë-Kuqe Kurbin.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament më numër, me sipërfaqe 38.85 m2, me adresë Yzberisht Tiranë.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 81.24 m2, në posedim nga shoqëria “………..” sh.p.k.
Pasuri e paluajtshme e llojit garazh, me sip. 50.82 m2, në posedim nga shoqëria “………..”,.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 89 m2, me adresë Tiranë.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 35.09 m2, me adresë Tiranë.
Pasuri e paluajtshme e llojit bodrum, me sip. 9 m2, me adresë Bulevardi “Bajram Curri” Tiranë.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip.30.2 m2, me adresë Rruga “Karl Gega.
Pasuri e paluajtshme e llojit garazh, kati i parë nëntokë në objektin e shoqërisë “Xh……” sh.p.k.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 105 m2, me adresë Yzberisht.
Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m2, me adresë Fushë-Kuqe Kurbin.
Pasuri e paluajtshme e llojit pyll me sip. 6026 m2, me adresë Priskë e Madhe, Tiranë, në vendin e quajtur (Fusha e Bukur).
9 (nëntë) automjete të markave të ndryshme.
Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, më 21.01.2025 kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara në kuadër të procedimit pasuror nr.2 të vitit 2022.

Prokuroria e Posaçme regjistroi procedimin e mësipërm, për hetimin pasuror të shtetasit Elvin Merlika, i dyshuar për veprën penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/1, 334 të Kodit Penal si dhe personave të lidhur me të.

Mbi bazën e dispozitave të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017, janë identifikuar dhe sekuestruar* pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të personave nën hetim pasuror dhe personave të lidhur me ta.

Në përfundim të hetimit pasuror rezulton se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të personave të hetuar dhe të personave të lidhur me ta.

Pasuritë e sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi janë:

100% të kuotave të shoqërisë “Zeus Garden” sh.p.k.
49% të kuotave të shoqërisë “M.S.G Security” sh.p.k.
100% të kuotave të shoqërisë “London Eye” sh.p.k.
Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m2, me adresë Fushë-Kuqe Kurbin.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament 14/5, kati i 6, me sipërfaqe 108 m2, në zonën e Kasharit.
Pasuri e paluajtshme e llojit truall me sip. 6026 m2, ZK.3051, me adresë Priskë Tiranë.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 105 m2, me adresë Yzberisht.
Pasuri e paluajtshme e llojit arë më numër, me sipërfaqe 3250 m2, me adresë Fushë-Kuqe Kurbin.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament më numër, me sipërfaqe 38.85 m2, me adresë Yzberisht Tiranë.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 81.24 m2, në posedim nga shoqëria “………..” sh.p.k.
Pasuri e paluajtshme e llojit garazh, me sip. 50.82 m2, në posedim nga shoqëria “………..”,.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 89 m2, me adresë Tiranë.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 35.09 m2, me adresë Tiranë.
Pasuri e paluajtshme e llojit bodrum, me sip. 9 m2, me adresë Bulevardi “Bajram Curri” Tiranë.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip.30.2 m2, me adresë Rruga “Karl Gega.
Pasuri e paluajtshme e llojit garazh, kati i parë nëntokë në objektin e shoqërisë “Xh……” sh.p.k.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 105 m2, me adresë Yzberisht.
Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m2, me adresë Fushë-Kuqe Kurbin.
Pasuri e paluajtshme e llojit pyll me sip. 6026 m2, me adresë Priskë e Madhe, Tiranë, në vendin e quajtur (Fusha e Bukur).
9 (nëntë) automjete të markave të ndryshme.

Related Posts

E rende/ Këngëtari i njohur p*rplas për vd*kje një grua te vijat e bardha

Këngëtari amerikan i muzikës country, Conner Smith, është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik gjatë fundjavës në Nashville, Tennessee, një ngjarje tragjike që ka përfunduar me…

I FUNDIT! Berisha merr vendmin DRASTIK, sapo terhiqet nga…

Kreu i opozites, Sali Berisha ka marrë vendimin drastik, duke njoftuar se opozita nuk do të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Berisha…

Skandali/ “Air Albania” mashtron qytetarët, shet bileta me liçencë të pezulluar

Mijëra qytetarë shqiptar po ekspozohen përballë një mashtrimi potencialisht të madh, teksa kompania Air Albania vazhdon të shesë bileta fluturimesh, ndonëse është zyrtarisht me liçencë të pezulluar….

Hòròskopi/ Do të fitoni çmendurisht LEK ne kete dite qe nuk e kishit menduar kurre kurrë

Dashi – Gjatë kësaj dite do përjetoni emocione kontradiktore dhe shpesh nuk do dini as se si të veproni. Ju të dashuruarit nuk do bëni aspak lëshime…

35 vite nuk kanë rreshtur së kërkuari Jetnorin dhe Valmirin: Dy nënat nga Korça besojnë në mrekulli

Një dhimbje 35-vjeçare, e pashuar dhe e mbartur me kurajë, shpaloset sot si një apel urgjent për publikun. Historia e kësaj familjeje modeste nga Floqi i Korçës,…

“Mësuesit e shkollave publike ‘zvarritin’ mësimin për të detyruar nxënësit të shkojnë në kurset e tyre private”

Një mësuese e sapodalë në pension ka dërguar një apel në redaksinë e JOQ Albania, ku shpreh shqetësimin e saj për një fenomen që, sipas saj, po…