“M’afia shqiptare po vendoset këtu”, ALARMOHET ky shtet: Grupi i Çopjas trafikoi 28 ton k*kainë…

Pas Ekuadorit, Kolumbisë dhe Brazilit, mafia shqiptare duket se ka zgjeruar praninë e saj edhe në Paraguaj. Paralajmërimi vjen nga drejtori i Emigracionit në këtë vend, Jorge Kronawetter, i cili konfirmoi se autoritetet kanë identifikuar kriminelë shqiptarë që kanë tentuar të hyjnë në territor përmes Bolivisë, duke përdorur pasaporta argjentinase të falsifikuara.

Mediat paraguajane raportojnë se klani Çopja ka ndërtuar prej kohësh lidhje të forta në vend, të menaxhuara nga vëllezërit Ervis dhe Ardian Çela, të cilët jetonin atje dhe merreshin me marrjen e kokainës nga grupet boliviane, depozitimin dhe përgatitjen e saj për trafik ndërkombëtar.

Raportimi i “La Política”

Gjatë një deklarate publike, drejtori Kronawetter bëri të ditur se anëtarë të “Mafias së Ballkanit”, një strukturë kriminale që përfshin grupe nga Shqipëria, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi, janë kapur duke tentuar të hyjnë në Paraguaj nga pikat kufitare me Bolivinë. Ky zhvillim ka rizgjuar shqetësimet për dobësinë e Paraguayit përballë krimit të organizuar transnacional.

Informacionet dolën në dritë gjatë takimit të parë rajonal të Rrjetit Atenas – pjesë e programit euro-latin Eurofront. Sipas Kronawetter, të dhënat e marrë nëpërmjet këtij rrjeti kanë qenë vendimtare për identifikimin e anëtarëve të rrjetit kriminal, të cilët shpesh përdorin dokumente të shtetasve argjentinas për të shmangur kontrollet kufitare. Madje, autoritetet kanë zbuluar edhe individë me lidhje të dyshuara me organizata që merren me financimin e terrorizmit.

Një nga rastet më të bujshme ishte identifikimi i një personi të kërkuar në Brazil, i cili përpiqej të depërtonte në Paraguaj me pasaportë bullgare për të udhëtuar më tej drejt Bolivisë. Ai u ndalua, u dëbua dhe më pas iu dorëzua autoriteteve përkatëse.

Kronawetter paralajmëroi se anëtarët e këtyre grupeve zakonisht nisin me vepra të vogla kriminale për të fituar terren, përpara se të angazhohen në aktivitete më të rënda, dhe shpesh tentojnë të kërkojnë status refugjati për t’u vendosur në vende të tjera të rajonit.

“Mafia e Ballkanit”: origjina dhe operacionet

E lindur pas konflikteve të viteve ’90, kjo organizatë kriminale karakterizohet nga një strukturë hierarkike e mbyllur, disiplinë e brendshme dhe ndikim i gjerë në trafikun e drogës, armëve dhe qënieve njerëzore. Hetimet ndërkombëtare të viteve të fundit kanë çuar në goditjen e disa operacioneve të mëdha që furnizonin Evropën me kokainë të ardhur nga Amerika Latine, veçanërisht përmes Paraguajit.

Arrestimi i Franc Çopjës në Belgjikë në gusht 2025 nxori në pah një nga degët më të fuqishme të krimit të organizuar shqiptar. Çopja akuzohet për drejtimin e një strukture që vetëm në vitin 2020 ka trafikuar rreth 28 tonë kokainë. Sipas hetuesve, rrjeti përdorte Paraguajin si hallkë kyçe për të furnizuar portet e Antverpit dhe Hamburgut.

Kontaktet e Çopjës në Paraguaj ishin të konsoliduara, pasi ai vizitonte rregullisht vendin për të përfunduar marrëveshjet e blerjes së kokainës në sasi të mëdha. Baza e operacioneve atje drejtohej nga vëllezërit Ervis dhe Ardian Çela, të cilët organizonin marrjen e drogës nga Bolivia, ruajtjen dhe paketimin e saj.

Ngarkesat transportoheshin në mënyrë të sofistikuar, të fshehura brenda kontejnerëve me kuti detergjenti, kanoçe boje apo tubeta ngjitësi.

Një figurë tjetër kyçe ishte sipërmarrësi Diego Benítez, i cili përmes kompanisë së tij “Tupá SA”, mundësonte dërgimin e substancës narkotike drejt Brazilit, prej nga droga nisej më pas për në Europë.

Operacioni “Ballkani” në Brazil

Në fund të nëntorit, Policia Federale e Brazilit ndërmori operacionin e koduar “Ballkani”, duke çmontuar një celulë europiane me bazë në Paraguaj, e specializuar në trafikun e kokainës në kontinentin e vjetër. Ky fraksion kontrollonte të gjithë zinxhirin – nga blerja në vendet andine deri tek transporti final drejt porteve braziliane.

Related Posts

Horoskopi ditor, e hënë 30 mars 2026

Dashi Në gjysmën e parë të ditës ka shumë të ngjarë që të fokusoheni në problemet që do t’iu shqetësojnë. Në varësi se si ka qenë dita…

Lajm i madh për emigrantët shqiptarë! Kryeministri jep premtimin e bujshëm për të gjithë

Ky është një version i zgjeruar dhe i analizuar i lajmit, i përshtatshëm për audiencën shqiptare, duke përfshirë edhe impaktin që këto masa kanë për emigrantët tanë…

Habit ish-banori i BBVA: “Jam në listën e zezë të Top Channel”

Reperi dhe ish-banori i “Big Brother VIP 4”, G Bani, ka bërë një deklaratë të papritur lidhur me marrëdhënien e tij aktuale me televizionin Top Channel. Gjatë…

Pas nje kalvari te gjate ngjarjesh te renda, 17 vjecarja merr vendimin drastik

Nëna e saj, Mireille Verhoof, e mbështeti vendimin…Milou Verhoof, një adoleshente nga Holanda, zgjodhi t’i japë fund jetës në moshën 17-vjeçare përmes eutanazisë, një praktikë e ligjshme…

Konkurentja e Ferma VIP 3 ben deklaraten e bujshme

Mimoza Ahmeti po shndërrohet dita-ditës në një nga personazhet më të komentuara të Ferma VIP, falë spontanitetit dhe batutave të saj që kanë pushtuar rrjetet sociale. Që…

E fundit! Tërmet i fuqishëm në Greqi, ja sa ishte magnituda (epiqendra)

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter ka tronditur ishullin e Kefalonisë në Greqi mëngjesin e kësaj të diele. Lëkundjet, të cilat u regjistruan në…