Gr*posën foshnjën, shkatërruan shtëpinë dhe u zhd*kën, policia australiane kërkon familjen shqiptare

Një hetues veteran në Australi thotë se mund të duhen vite për të kuptuar plotësisht çfarë ka ndodhur me fëmijën e vogël, mbetjet e të cilit u gjetën të varrosura në oborrin e një shtëpie në Brookfield, ku besohet se kanë qëndruar për më shumë se një dekadë.

Sipas 7NEWS, policia e shtetit të Viktorias ka kontaktuar autoritetet në Shqipëri dhe në vende të tjera të Evropës, pasi familja e djalit dyshohet se është me origjinë nga Kosova.

Masimiliano Balbiani, pronari aktual i shtëpisë, po punonte të hënën herët në mëngjes kur mori një telefonatë tronditëse nga policia, e cila i tha se dyshohej për praninë e një trupi njeriu të varrosur në oborrin e tij. Babai i tre fëmijëve u nis me urgjencë drejt shtëpisë, ende i tronditur nga lajmi.

Policia mbuloi dritaret me çadra blu dhe u kërkoi familjarëve të qëndronin brenda. Për orë të tëra, hetuesit kontrolluan oborrin duke përdorur pajisje të specializuara për depërtimin e tokës, derisa u fokusuan te një pjesë e gjelbërimit pranë një pllake betoni në derën e pasme. Aty, hetuesit gjetën mbetjet kockore të foshnjes që në kohën e groposjes dyshohet se ka qenë 18 muajsh.

Fëmija nuk ishte raportuar i zhdukur në kohën e vdekjes, ndërsa familja e tij dyshohet të ketë lënë Australinë pak pas ngjarjes. Familja që dyshohet të ketë origjinë shqiptare, qëndroi 6 muaj në shtëpinë ku u gjetën mbetjet kockore dhe papritur kohët e fundit ndaluan së paguari qiranë, shkatërruan shtëpinë dhe “ia mbathën”.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa autoritetet thonë se zbardhja e plotë e këtij rasti të rëndë mund të kërkojë një kohë të gjatë.

Related Posts

Horoskopi ditor, e hënë 30 mars 2026

Dashi Në gjysmën e parë të ditës ka shumë të ngjarë që të fokusoheni në problemet që do t’iu shqetësojnë. Në varësi se si ka qenë dita…

Lajm i madh për emigrantët shqiptarë! Kryeministri jep premtimin e bujshëm për të gjithë

Ky është një version i zgjeruar dhe i analizuar i lajmit, i përshtatshëm për audiencën shqiptare, duke përfshirë edhe impaktin që këto masa kanë për emigrantët tanë…

Habit ish-banori i BBVA: “Jam në listën e zezë të Top Channel”

Reperi dhe ish-banori i “Big Brother VIP 4”, G Bani, ka bërë një deklaratë të papritur lidhur me marrëdhënien e tij aktuale me televizionin Top Channel. Gjatë…

Pas nje kalvari te gjate ngjarjesh te renda, 17 vjecarja merr vendimin drastik

Nëna e saj, Mireille Verhoof, e mbështeti vendimin…Milou Verhoof, një adoleshente nga Holanda, zgjodhi t’i japë fund jetës në moshën 17-vjeçare përmes eutanazisë, një praktikë e ligjshme…

Konkurentja e Ferma VIP 3 ben deklaraten e bujshme

Mimoza Ahmeti po shndërrohet dita-ditës në një nga personazhet më të komentuara të Ferma VIP, falë spontanitetit dhe batutave të saj që kanë pushtuar rrjetet sociale. Që…

E fundit! Tërmet i fuqishëm në Greqi, ja sa ishte magnituda (epiqendra)

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter ka tronditur ishullin e Kefalonisë në Greqi mëngjesin e kësaj të diele. Lëkundjet, të cilat u regjistruan në…