Pas ndarjes nga jeta të ish presidentit! E k*qja madhe ndodh sot në familjen e Bujar Nishanit

Ka ndërruar jetë Faik Nishani, babai i ish-presidentit të ndjerë të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Lajmi është bërë publik këtë të premte nga mbesa e tij, Fiona Nishani, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi me dhimbje largimin nga jeta të gjyshit të saj.

Në njoftimin e saj, Fiona shkruan se familja po përjeton një moment të rëndë, duke humbur njeriun që për ta ka qenë simbol i qetësisë, mençurisë dhe dashurisë së pakushtëzuar. Ajo bëri të ditur se varrimi do të zhvillohet nesër, më 13 dhjetor 2025, në orën 11:00, në Varrezat e Reja në Durrës, ku të afërm e miq do t’i japin lamtumirën e fundit Faik Nishanit.

Postimi i plotë i Fiona Nishanit:

“Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të gjyshit tonë të dashur, Faik Nishani.
Do të na mungojë gjithmonë kujtimi, urtësia dhe dashuria e tij.
Varrimi do të bëhet nesër, më 13.12.2025, në orën 11:00, te Varrezat e Reja në Durrës.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij.”

Bujar Nishani, një nga figurat më të njohura të politikës shqiptare të pas viteve ’90, ndërroi jetë pas komplikimeve shëndetësore të lidhura me COVID-19. Ai ishte një personalitet që kishte mbajtur disa detyra të rëndësishme shtetërore: ministër i Brendshëm, ministër i Drejtësisë, deputet i Kuvendit dhe më pas President i Republikës.

Gjatë karrierës së tij, Nishani njihej si një figurë e qetë, e qëndrueshme dhe e përkushtuar ndaj institucioneve. Vdekja e tij, në atë kohë, shkaktoi reagime të shumta publike dhe zyrtare, duke lënë një boshllëk të ndjeshëm në jetën politike shqiptare.

Humbja e Faik Nishanit vjen si një tjetër goditje për familjen, e cila prej vitesh është përballur me dhimbje të mëdha. Familja Nishani mbetet një nga familjet më të respektuara dhe me kontribut të dukshëm në jetën publike të vendit

Related Posts

Zbulohet arsyeja e frikshme si humbi jeten i mituri ne Vlore!

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me rastin e rëndë të fëmijës 4-vjeçar që humbi jetën në Vlorë, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe…

‘Sa të jem unë dhe PS nuk rriten pagat e gjyqtarëve’, deklaron Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin mbi pagat e gjyqtarëve, duke u shprehur prerë se nuk do të ketë rritje të mëtejshme të tyre për…

Pse fshihet e vërteta”/ Familja shqiptare u shua në Itali, avokati zbulon detajet e forta

Një tragjedi e rëndë që ka tronditur opinionin publik vazhdon të mbetet e mbuluar me pikëpyetje. Shuarja e një familjeje shqiptare në Itali ka ngritur dyshime të…

“Si brenda si jashtë, ta nxjerr…”/ Mos m’prek me dorë, Rogerti përplaset me Luizin

Hyrja e Luizit në shtëpi ka shkaktuar menjëherë reagime të forta mes banorëve. Ndërsa disa prej tyre u shfaqën të habitur dhe të shtangur nga rikthimi i…

“Kush e fiton BBV5 dhe pse?”/ Luizi e pyet, ja si përgjigjet Selin

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka shërbyer për të “skanuar” pretendentët për fitore përmes pyetjeve të tij direkte, duke i…

Lajmi i fundit : S’mund dhe s’do të ketë rritje pagash”, Rama:

Kryeministri Edi Rama u shpreh sërish kundër kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të përfaqësuar nga shoqatat e tyre, të paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për referencën e pagave,…