Mes zërave gjithnjë e në rritje për një krizë në martesën e tij, moderatori Ledion Liço ka tërhequr vëmendjen me një reagim enigmatik në rrjetet sociale, vetëm pak ditë para nisjes së spektaklit të madh.
Prezantuesi, i cili është konfirmuar zyrtarisht në drejtimin e sezonit të ri të “Big Brother VIP Albania” që nis më 20 dhjetor, ka qenë në qendër të mediave rozë për shkak të aludimeve mbi raportin me bashkëshorten e tij, producenten Sara Hoxha.
Çifti, prindër të tre fëmijëve, janë njohur ndër vite për lidhjen e fortë, por mungesa e Ledionit në krah të Sarës gjatë eventit të fundit të “Fundjavë Ndryshe” u pa si një shenjë e ftohjes mes tyre.
Në këtë klimë thashethemesh, Ledioni ka bërë një “repost” në Instagram që ka ngritur shumë pikëpyetje. Ai shpërndau një shprehje në anglisht: “Just because you fit, doesn’t mean you belong” (Vetëm sepse përshtatesh, nuk do të thotë se përket aty).
Ky mesazh filozofik vjen në një moment delikat, duke lënë ndjekësit të hamendësojnë nëse i referohet situatës personale apo dinamikave profesionale, ndërkohë që publiku pret një reagim ose përgënjeshtrim zyrtar për të sqaruar të vërtetën e marrëdhënies së tyre,