E trishtë! Humb betejën me k’ancerin, ndahet nga jeta ish zyrtari lartë shqiptar

Është ndarë nga jeta ish-prefekti i qarkut të Fierit, Baki Bala. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij, të cilët njoftojnë se Bala vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Bashkëshortja e tij, përmes një mesazhi prekës, shprehet se humbja e Balës ka lënë një boshllëk të madh në familje, duke theksuar se ai do të kujtohet gjithmonë si një njeri i fortë dhe një luftëtar i palodhur përballë vështirësive.

“Me dhimbje të pamasë po ndajmë lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta të bashkëshortit tim të shtrenjtë dhe babait të tre vajzave tona, Baki Bala. Ai u përball me një sëmundje të vështirë dhe të rrallë me forcë, dinjitet dhe shpresë, duke na mësuar çdo ditë çfarë do të thotë të luftosh me zemër dhe të duash jetën edhe në momentet më të vështira. Largimi i tij ka lënë një boshllëk të thellë në zemrat tona, një dhimbje që fjalët nuk arrijnë ta përshkruajnë. Do të jetojë përgjithmonë në kujtimet dhe zemrat tona si një shpirt fisnik, i buzëqeshur, optimist dhe luftëtar i palodhur, ashtu siç ishte gjatë gjithë jetës së tij. Në ditët në vazhdim do t’ju njoftojmë detajet për ceremoninë mortore”, shkruan ajo.

Bala ka qenë prefekt i qarkut të Fierit nga viti 2017 deri në vitin 2021. Gjatë jetës dhe veprimtarisë së tij publike, Baki Bala u vlerësua për përkushtimin dhe korrektësinë në shërbim të qytetarëve, duke lënë pas një kontribut të çmuar në drejtimin e institucioneve dhe në jetën publike të qarkut Fier.

Related Posts

‘Një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, që bashkëpunon me Amerikën’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Tehranit

“Ekziston një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, ku amerikanët po bashkëpunojnë me tradhtarët iranianë, duke komplotuar kundër Republikës Islamike.” Deklarata i përket udhëheqësit suprem të…

Moti i keq mbërthen rajonin! Rikthehet dimri në Ballkan

Situata meteorologjike në Ballkan mbetet e vështirë pas stuhive të fundit që kanë prekur Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi. Ja përmbledhja e situatës:…

100 ditë në ‘Big Brother VIP Albania 5’, Selin Bollati zbulon momentin që do të fshinte nga loja

Pas 100 ditësh nga nisja e Big Brother VIP Albania 5, banorët e shtëpisë më të famshme në vend janë përballur me pyetje reflektuese mbi rrugëtimin e…

Ribashkim pas tensioneve, Gjesti dhe DJ Gimbo shfaqen sërish bashkë

Dy miq të njohur për publikun, Gjesti dhe DJ Gimbo, janë shfaqur sërish bashkë, duke lënë pas mosmarrëveshjet e mëparshme. Ribashkimi i tyre vjen pas eksperiencës në…

Horoskopi ditor, e hënë 30 mars 2026

Dashi Në gjysmën e parë të ditës ka shumë të ngjarë që të fokusoheni në problemet që do t’iu shqetësojnë. Në varësi se si ka qenë dita…

Lajm i madh për emigrantët shqiptarë! Kryeministri jep premtimin e bujshëm për të gjithë

Ky është një version i zgjeruar dhe i analizuar i lajmit, i përshtatshëm për audiencën shqiptare, duke përfshirë edhe impaktin që këto masa kanë për emigrantët tanë…