A do i hiqet viza amerikane dhe a do shpallet non-grata Belinda Balluku? Departamenti i Shtetit reagon

Televizioni më i madh në Amerikë i ka kushtuar sot një shkrim krizës së korrupsionit në rritje që po përfshin Shqipërinë, një aleate të rëndësishme të SHBA-së në rajon.

Pas vendimit të GJKO-së për të larguar nga detyra zëvendëskryeministren Belinda Balluku, nën akuzat se kishte ndërhyrë në dy tendera, çështja u çua në Gjykatë Kushtetuese e cila dje vendosi ta rikthejë Ballukun në detyrë deri në marrjen e një “vendimi përfundimtar”.

Ish-ambasadori shqiptar në Uashington , Agim Nesho argumentoi për Fox News se “ndikimi mbi Gjykatën Kushtetuese mund të jetë një përpjekje për të vendosur një precedent mbrojtës — i cili mund të rezultojë i dobishëm nëse hetuesit do të tentojnë ndonjëherë të përfshijnë vetë z. Rama në hetimet e tyre”.

“Po bëhet gjithnjë e më e qartë se mbreti është lakuriq”, tha Nesho, duke shtuar se qeverisja e Ramës është shndërruar në “kapje të shtetit”, pasi “mungesa e kontrollit dhe ekuilibrave ka mundësuar një sistem të përsëritur korrupsioni gjatë disa mandateve të tij”.

Me pezullimin e Ballukut, Nesho tha se “zemërimi i publikut nuk drejtohet vetëm ndaj [saj], por edhe ndaj sjelljes së një regjimi që sundon pa përgjegjësi, abuzon me pronën dhe financat publike dhe nuk përballet me asnjë pasojë pavarësisht reagimit të shoqërisë.”

Nesho shtoi se shumë qytetarë i kanë dhënë kryeministrit nofkën “Ramaduro”, duke e quajtur këtë “një krahasim të drejtpërdrejtë me diktatorin venezuelian Nicolás Maduro.”

Zyra e shtypit e Ramës i tha Fox News Digital se refuzon të komentojë mbi akuzat e Neshos kundër tij.

Në maj 2021, Departamenti i Shtetit sanksionoi ish-kryeministrin Sali Berisha për akuza korrupsioni, duke i ndaluar udhëtimin drejt SHBA-së. Fox News Digital pyeti Departamentin e Shtetit nëse kishte plane për të lëshuar sanksione të ngjashme ndaj Ballukut.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Fox News Digital: “Nuk kemi koment mbi çështjet ligjore në zhvillim.”

Ambasada e SHBA-së në Tiranë dha të njëjtin përgjigje për Fox News Digital kur u pyet nëse do të pezullonte vizën e Ballukut si pasojë e largimit të saj nga detyra.

Related Posts

Zbulohet arsyeja e frikshme si humbi jeten i mituri ne Vlore!

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me rastin e rëndë të fëmijës 4-vjeçar që humbi jetën në Vlorë, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe…

‘Sa të jem unë dhe PS nuk rriten pagat e gjyqtarëve’, deklaron Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin mbi pagat e gjyqtarëve, duke u shprehur prerë se nuk do të ketë rritje të mëtejshme të tyre për…

Pse fshihet e vërteta”/ Familja shqiptare u shua në Itali, avokati zbulon detajet e forta

Një tragjedi e rëndë që ka tronditur opinionin publik vazhdon të mbetet e mbuluar me pikëpyetje. Shuarja e një familjeje shqiptare në Itali ka ngritur dyshime të…

“Si brenda si jashtë, ta nxjerr…”/ Mos m’prek me dorë, Rogerti përplaset me Luizin

Hyrja e Luizit në shtëpi ka shkaktuar menjëherë reagime të forta mes banorëve. Ndërsa disa prej tyre u shfaqën të habitur dhe të shtangur nga rikthimi i…

“Kush e fiton BBV5 dhe pse?”/ Luizi e pyet, ja si përgjigjet Selin

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka shërbyer për të “skanuar” pretendentët për fitore përmes pyetjeve të tij direkte, duke i…

Lajmi i fundit : S’mund dhe s’do të ketë rritje pagash”, Rama:

Kryeministri Edi Rama u shpreh sërish kundër kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të përfaqësuar nga shoqatat e tyre, të paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për referencën e pagave,…