Si i sùlmuan gjyqtaret e Kùshtetueses nga kater anet! Klodiana Lala zbardh prèsionet ndaj Vokshit dhe tre gjyqtárëve: Në mënyrë brùtale u..

Gazetarja Klodiana Lala, në një intervistë televizive, u shpreh se ndaj drejtësisë u bë një sulm i koordinuar. Gazetarja Lala komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rikthimin e Belinda Ballukut në detyrë. Tre gjyqtarë u shpreh ajo që votuan kundër u sulmuan në mënyrë brutale.

Rasti më i fundit që përmendi Gazetarja Lala është edhe gjyqtari Asim Vokshi, për të cilin tha se sulmi ndaj tij u bë nga të gjithë krahët e politikës. Më tej nënvizoi se vetë kryeministri Edi Rama ka bërë presion të vazhdueshëm pavarësisht se shpesh e paraqiste se “kalin e vet të trojës”,.

“Pashë mendimin e pakicës. Sulmi që iu bë Asim Vokshit nga të gjithë krahët e politikës, u provua se ishte sulm i koordinuar. Xhaferllari dhe Vokshi, pra nuk janë të kapur nga politikë. Qeverisë dhe ndoshta segmente të caktuara të politikës, ju duhen gjyqtarë të kapur.

Tre gjyqtarët thonë se ndërhyrja në gjykatë dëmton mirë-administrimin e drejtësisë. Pra Gjykata Kushtetuese ka thënë vërtet e kemi rikthyer në detyrë, por sipas pakicës ka cënuar drejtësinë, i ka dhënë mundësisë që nëse ka risk të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët ta bëjë menjëherë.

Dhe në të gjithë këtë, Balluku kishte të drejtën legjitime të shkonte në GjK por këtë duhet ta bënte duke kaluar në të gjitha hallkat e gjyqësorit.

Gjykata Kushtetuese nga mënyra se si formohet është më shumë gjykatë politike në këndvështrimin tim, por aty ka edhe gjyqtarë të karrierës, sikurse ka edhe marioneta të politikës dhe në këtë aspekt nuk jam në gjendje.

Por ky vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me Ballukun por me precedentin dhe sulmi frontal që bëri kryeministrin ka cënuar atë që ai e kishte “kalin e vet të betejës”, duke thënë unë e bëra këtë reformë. Unë kam pritur që një zonjë si Balluku do të duhej të jepte dorëheqjen menjëherë”, tha Lala,

Related Posts

‘Një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, që bashkëpunon me Amerikën’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Tehranit

“Ekziston një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, ku amerikanët po bashkëpunojnë me tradhtarët iranianë, duke komplotuar kundër Republikës Islamike.” Deklarata i përket udhëheqësit suprem të…

Moti i keq mbërthen rajonin! Rikthehet dimri në Ballkan

Situata meteorologjike në Ballkan mbetet e vështirë pas stuhive të fundit që kanë prekur Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi. Ja përmbledhja e situatës:…

100 ditë në ‘Big Brother VIP Albania 5’, Selin Bollati zbulon momentin që do të fshinte nga loja

Pas 100 ditësh nga nisja e Big Brother VIP Albania 5, banorët e shtëpisë më të famshme në vend janë përballur me pyetje reflektuese mbi rrugëtimin e…

Ribashkim pas tensioneve, Gjesti dhe DJ Gimbo shfaqen sërish bashkë

Dy miq të njohur për publikun, Gjesti dhe DJ Gimbo, janë shfaqur sërish bashkë, duke lënë pas mosmarrëveshjet e mëparshme. Ribashkimi i tyre vjen pas eksperiencës në…

Horoskopi ditor, e hënë 30 mars 2026

Dashi Në gjysmën e parë të ditës ka shumë të ngjarë që të fokusoheni në problemet që do t’iu shqetësojnë. Në varësi se si ka qenë dita…

Lajm i madh për emigrantët shqiptarë! Kryeministri jep premtimin e bujshëm për të gjithë

Ky është një version i zgjeruar dhe i analizuar i lajmit, i përshtatshëm për audiencën shqiptare, duke përfshirë edhe impaktin që këto masa kanë për emigrantët tanë…