U diagnostikua me k*ncer, gruaja ndahet nga burri dhe kryen marr*dhënie me 200 meshkuj

Molly Kochan, një grua amerikane, zgjodhi një rrugë krejtësisht të pazakontë për të kaluar ditët e fundit të jetës së saj, pasi mori lajmin shkatërrues se vuante nga kan*ceri në fazë terminale. E diagnostikuar fillimisht me ka*ncer gjiri në vitin 2011, Molly iu nënshtrua ki*mioterapisë dhe mastektomisë së dyfishtë. Por në vitin 2015, mjekët i dhanë lajmin e hidhur se s*mundja ishte përhapur në kocka, tru dhe mëlçi.

Në vend që të bënte atë që bëjnë shumë njerëz në prag të vd*kjes – si udhëtimet nëpër botë apo bamirësia – 45-vjeçarja vendosi të kërkonte çlirimin e saj s*ksual.

Ajo i dha fund martesës së saj 15-vjeçare, të cilën e përshkroi si “pa dashuri”, dhe iu drejtua aplikacioneve të takimeve për të nisur një kapitull të ri. Deri në momentin që ndërroi jetë në vitin 2019, Molly kishte kryer marr*dhënie me 183 burra.
Gjatë këtij rrugëtimi, ajo u shpreh hapur për ndjesitë e saj:

“S*ksi më bën të ndihem e gjallë dhe është një shpërqendrim i shkëlqyer nga të qenit e sëmurë. Nuk besoj se do ta kisha bërë ndonjë nga këto gjëra pa kancerin. Edhe pse mbase do të kisha dashur, do të isha treguar shumë më e kujdesshme.”

Ajo shtoi me humor dhe sinqeritet:
“Faktikisht doja të shkoja me këdo dhe gjithçka që shihja. Isha e eksituar gjatë gjithë kohës. Ndihesha sërish si një adoleshente.”

E gjithë kjo eksperiencë u dokumentua në podkastin me gjashtë seri të titulluar “Dying for S*x” (Të vd*sësh për s*ks), të cilin e realizoi me shoqen e saj të ngushtë, Nikki Boyer.

Historia e saj u shndërrua edhe në një serial televiziv me aktoren Michelle Williams, si dhe në një libër me kujtime të titulluar “Screw Cancer: Becoming Whole”.

Në një postim prekës të publikuar në blogun e saj pas vdekjes, titulluar “Unë kam vdekur”, Molly la një mesazh të fortë për vetëdashurinë, ndryshe nga klishetë e zakonshme të njerëzve që largohen nga kjo jetë.

“Shumë njerëz që vdesin, veçanërisht nga kanceri, shkruajnë letra virale për përqafimin e jetës… Unë nuk kam mësime të atilla për të ndarë. Unë e di çfarë bëra në fundin e jetës sime. E di çfarë më solli gëzim,” shkroi ajo.

Përfundimi i saj ishte edhe më domethënës:
“Kuptova se arrita të bie në dashuri. Jam e dashuruar. Me veten time

Related Posts

‘Një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, që bashkëpunon me Amerikën’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Tehranit

“Ekziston një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, ku amerikanët po bashkëpunojnë me tradhtarët iranianë, duke komplotuar kundër Republikës Islamike.” Deklarata i përket udhëheqësit suprem të…

Moti i keq mbërthen rajonin! Rikthehet dimri në Ballkan

Situata meteorologjike në Ballkan mbetet e vështirë pas stuhive të fundit që kanë prekur Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi. Ja përmbledhja e situatës:…

100 ditë në ‘Big Brother VIP Albania 5’, Selin Bollati zbulon momentin që do të fshinte nga loja

Pas 100 ditësh nga nisja e Big Brother VIP Albania 5, banorët e shtëpisë më të famshme në vend janë përballur me pyetje reflektuese mbi rrugëtimin e…

Ribashkim pas tensioneve, Gjesti dhe DJ Gimbo shfaqen sërish bashkë

Dy miq të njohur për publikun, Gjesti dhe DJ Gimbo, janë shfaqur sërish bashkë, duke lënë pas mosmarrëveshjet e mëparshme. Ribashkimi i tyre vjen pas eksperiencës në…

Horoskopi ditor, e hënë 30 mars 2026

Dashi Në gjysmën e parë të ditës ka shumë të ngjarë që të fokusoheni në problemet që do t’iu shqetësojnë. Në varësi se si ka qenë dita…

Lajm i madh për emigrantët shqiptarë! Kryeministri jep premtimin e bujshëm për të gjithë

Ky është një version i zgjeruar dhe i analizuar i lajmit, i përshtatshëm për audiencën shqiptare, duke përfshirë edhe impaktin që këto masa kanë për emigrantët tanë…