Kush është Flamuri, dibrani i zhytur në krime që nuk t’i pret mendja

Një shtetas shqiptar i dënuar në Mbretërinë e Bashkuar për një ngjarje të rëndë kriminale, pasi u kthye në Shqipëri për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, është rikthyer sërish ilegalisht në Angli dhe është përfshirë përsëri në veprimtari të paligjshme.

Bëhet fjalë për Flamur Topallin, me origjinë nga Dibra, i cili sipas gazetës britanike The Sun on Sunday, është arrestuar në Londër dhe ndaj tij ka nisur procedura e ekstradimit drejt Shqipërisë.
Topalli ishte dënuar me 16 vite burg për përfshirje në vrasjen e një 25-vjeçari në Angli. Ai u transferua në Shqipëri për të vuajtur dënimin, por në vitin 2020 u lirua me kusht nga Gjykata e Dibrës, në kohën kur i kishin mbetur edhe dy vite burg për të shlyer.

Sipas autoriteteve, Apeli i dha të drejtë Prokurorisë për rikthimin e tij në burg, por vendimi erdhi me vonesë, pasi Topalli ishte larguar tashmë ilegalisht nga Shqipëria dhe ishte futur sërish në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjykatës së ekstradimeve Westminster Magistrates Court i është bërë e ditur se Flamur Topalli kërkohet nga drejtësia shqiptare për të përfunduar dënimin e mbetur. Për momentin, procedura e ekstradimit është pezulluar.

Ndërkohë, Flamur Topalli ka dalë përpara Gjykatës së Kurorës në Portsmouth, së bashku me dy shtetas të tjerë shqiptarë, ku ka pranuar akuzat për kultivim kanabisi. Vendimi për masën e dënimit pritet të shpallet në muajin janar.

Ngjarja e rëndë në Hove, East Sussex

Sipas një raportimi të BBC-së në mars 2005, tre shtetas shqiptarë u dënuan me burgim të përjetshëm për një vrasje të cilësuar si “e qëllimshme dhe brutale”.

Ngjarja ndodhi më 1 maj 2004 në Hove, East Sussex. Viktima ishte Altin Molita, 25 vjeç, roje sigurie në një klub nate. Ai u sulmua me thikë jashtë ambienteve të klubit ku punonte, pasi nuk kishte lejuar hyrjen e autorëve.

Altin Molita u godit mbi 20 herë me thikë dhe humbi jetën në vend. Ngjarja ndodhi në Palmeira Square, ku dëshmitarë okularë thanë se e panë viktimën të ndiqej me makinë dhe më pas të sulmohej.

Për këtë ngjarje u dënuan Vionest Dema, i cili pranoi fajësinë dhe u dënua me një minimum prej 17 vjetësh e gjashtë muajsh burg, si dhe vëllai i tij Ermir Dema dhe Flamur Topalli, të cilët u dënuan me nga 16 vite burg secili.

Vëllezërit Dema u arrestuan dy ditë pas ngjarjes, teksa tentonin të largoheshin nga Britania, të fshehur në pjesën e pasme të një kamioni në Dover.

Gjatë shpalljes së vendimit, gjyqtari Justice Bell deklaroi se bëhej fjalë për një akt ekstrem dhune, të kryer në një zonë të populluar, duke vënë në rrezik edhe qytetarë të pafajshëm.

Gangsteri i dërguar në Shqipëri pas vrasjes së një personi drejtonte një fabrikë kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar

Një gangster i dëbuar në Shqipëri pas një vrasjeje me thikë është rikthyer fshehurazi në Britani për të drejtuar një fermë të madhe kanabisi.

Emigranti ilegal Flamur Topalli u dënua me burg në vitin 2005 për vrasjen e një roje sigurie në Hove, West Sussex.

Ai ishte dërguar në Shqipëri për të vuajtur çerekun e fundit të një dënimi prej 16 vitesh burg.

Topalli, 53 vjeç, u lirua në vitin 2020 dhe më pas hyri sërish ilegalisht në Britani.

Ai u arrestua në tetor, pasi policia zbuloi 200 bimë kanabisi në Portsmouth.

Topalli pranoi akuzën për furnizim me lëndë narkotike, ndërsa shpallja e dënimit pritet në muajin janar.

Related Posts

Pse Trump kërkon ta mbyllë Iuftën në Ukrainë deri në Krishtlindje: Arsyet pse presidenti amerikan e ka me nxitim

Presidenti Donald Trump po përpiqet ta bindë Ukrainën që të pranojë kushtet e planit për paqe dhe synon që një marrëveshje parimore të arrihet deri në Krishtlindje….

Euro nën presion të vazhdueshëm, bie në minimum historik

Monedha europiane ka vijuar dobësimin edhe këtë javë, duke regjistruar të premten një tjetër rekord negativ. Sipas operatorëve të tregut, euro po përballet me një presion të…

RRËFIMI/ Mashtroi me bursat falas për në SHBA, si një student arti manipuloi institucionet shqiptare duke u prezantuar si “mbesa” e kryeministrit

Rasti i Ermes Hoxhallit ka tronditur opinionin publik jo vetëm për shkallën e manipulimit, duke përfshirë emrin e Ambasadës Amerikane për të fituar besueshmëri me projektin e…

‘ E patë çfarë ndodhi në Bullgari?’, Lapaj vijon protestën: Të shporrim ata që na vjedhin miliona me një firmë

Vijon protesta e Adriatik Lapaj dhe mbështetësve të tij përpara Kryeministrisë. Lapaj ka kërkuar që shqiptarët t’i bashkohen revoltës kundër qeverisë dhe atyre që vjedhin miliona euro…

E fundit/ Bie nga kati i 8 i pallatit në ndërtim në Kamëz, humb jetën 65-vjeçari, ngjarja mbahet e fshehtë nga Policia

Një 65-vjeçar ka rënë sot nga kati i tetë i një pallati në ndërtim në zonën e Kamzës dhe ka ndërruar jetë në vend. Burime për Vox…

Mbeti dhe vetë i pl agosur/ Kush është myslimani që shpëtoi hebrenjtë në suImin t*rrorist! Çarmatosi autorin…

Ai vendosi të rrezikonte jetën e tij për t’u përballur me personin e armatosur Pronari mysliman i një dyqani pranë plazhit Bondi në Sidney të Australisë, ku…