Babai pl agosi vajzën dhe kolegun e saj/ TRONDIT dëshmitari: Pastroi gja kun nga biçaku dhe iku me qetësinë e vr asësit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Durrësin tre ditë më parë, kur një 56-vjeçar plagosi me mjet prerës vajzën e tij dhe kolegun e saj. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në një moment të papritur, dhe detaje tronditëse kanë dalë në dritë pas dëshmisë së një prej kolegëve të vajzës, Xhensila Ndoj, i cili ka qenë dëshmitar i ngjarjes dhe ka rrëfyer momente të tmerrshme të asaj dite.

Pjesë e emisionit “Me Zemër të Hapur” ka treguar për të gjitha çfarë ndodhi atë ditë dhe si u zhvillua ngjarja tragjike. Sipas tij, babai i vajzës, Mikel Ndoj, pasi kreu krimin, është larguar nga vendngjarja i qetë dhe pa asnjë shenjë pendimi. Ai ka treguar se pas krimit, Mikel Ndoj kishte marrë biçakun dhe kishte fshirë gjakun e derdhur, duke u munduar të largonte çdo gjurmë të ngjarjes, dhe më pas u largua.

Sipas dëshmisë, babai i vajzës, që ndodhej në një moment të dukshëm tensioni dhe zemërimi, nuk shfaqi asnjë shenjë pendimi ose shqetësimi për aktin që kishte kryer, duke shkaktuar një tronditje të thellë tek të gjithë ata që ishin aty.

Policia e Durrësit ka nisur menjëherë hetimet për këtë ngjarje tragjike dhe është vënë në ndjekje të 56-vjeçarit, i cili pas krimit ka shpërndarë informacion të paqartë, duke u përpjekur të fshihte gjurmët. Sipas burimeve të siguruara, vajza e tij dhe kolegu i saj janë dërguar në spital për trajtim mjekësor, dhe janë jashtë rrezikut për jetën, por ata po kalojnë një periudhë të vështirë psikologjike për shkak të traumës së pësuar.

“Ai iku që aty duke pastruar biçakun, me një qetësi vrasësi, me hapa të ngadaltë. ..as shpejtë, as i traumatizuar. Iku andej nga u fsheh. Nuk vura re asnjë traumë. E gjithë ngjarja ndodhi për 1 minutë. U zunë, u kapën, i goditi dhe ai më pas u largua. Presioni i vazhdueshëm që ai ushtronte, vinte e takonte….i thoshte vajzës; është me imja. Një herë tjetër që kaloi te zyra, indiferenca e gocës ishte evidente. Ajo ishte situatë që është akumuluar. Është problem familjar i ndërthurur ndër vite. Ai ishte pa shtëpi dhe katandi dhe kjo pesha psikologjike që ka pasur, do e ketë çuar te kjo gjë. Ai nuk ka ditur që të komunikojë me vajzën e saj. Kjo ishte dinamika. Ne dëshmuam çdo gjë në polici. Ngjarja ishte e planifikuar, pasi ai erdhi te zyra dhe i nxori direkt biçakun.”, tha dëshmitari,

Related Posts

Shoferi polak i kamionit që u përplas me tifozët e PAOK i shokuar: 34 vjet në timon, s’kam parë kurrë diçka të tillë

Shoferi me origjinë polake i kamionit që u përplas me furgonin që transportonte tifozët e PAOK-ut në Rumani, tha se ishte i tronditur nga aksidenti i djeshëm…

“80 mijë euro i merrte nga Zv/ministri i tij në shtëpi”/ Meta nga qelia: Si përgjoheshin politikanë, biznesmenë dhe gazetarë nga “denoncuesi i korrupsionit”!

Pjesë nga rrëfimi i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta të publikuar për herë të parë nga burgu. Meta ka shkruar fakte dhe dëshmi të reja,…

Tjetër tragjedi në ‘familjen’ e PAOK, 55-vjeçari ndërron jetë pasi mësoi për vdekjen tragjike të 7 tifozëve, një prej tyre mik i tij

Një tjetër lajm i keq ka prekur ‘familjen’ e PAOK, pasi një tifoz i kësaj skuadre ka ndërruar jetë pas lajmit tragjik për aksidentin me 7 viktima….

Dhunë verbale, psikologjike dhe fizike/ DETAJE nga sherri Neda-Ogren Balluku që përfundoi në dyert e Gjykatës

Ndarja e Neda Balluku nga bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, vëllai i Belinda Ballukut, ka rikthyer sërish vëmendjen e publikut, këtë herë për shkak të detajeve të…

ÇMENDURI! FREDI BELERI “ZBULON” ORIGJINËN E EDI RAMËS: NËNA E TIJ ËSHTË GREKE NGA HIMARA, MBANTE MBIEMRIN KOLEKA! AI NA URREN, POR…

Eurodeputeti Fredi Beleri ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama në një intervistë për median grekeParapolitika.gr, duke pretenduar se origjina nga nëna e kreut të…

Zbulohen trupat e pajetë të dy femrave në Selanik, provat e gjetura janë të frikshme

Thriller me zbulimin e dy trupave të pajetë në Selanik të Greqisë, provat e gjetura janë shqetësuese. Një 52 vjeçar është arrestuar për vrasjen e tyre ndërsa…