“Po na hedhin në rrugë!”- Tregtarët e Vlorës në protestë për zhvendosjen e tregut, Spiropali: Do flas unë me kryetaren e bashkisë!

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, është takuar sot me tregtarët e Vlorës, të cilët kanë dalë në protestë kundër vendimit të bashkisë për zhvendosjen e tyre nga zona e Tregut Industrial, për të hapur rrugë për rindërtimin e tij.

Gjatë takimit, Spiropali pranoi se nuk kishte qenë në dijeni të plotë të situatës dhe premtoi se do të bisedojë me kryetaren e bashkisë dhe me anëtarët e Këshillit Bashkiak për të kuptuar më nga afër problematikën e tregtarëve.

“Kemi 30 vjet që punojmë, me taksa me të gjitha. Sot, ne hidhemi në rrugë, jemi me ilaçe, jemi të sëmurë. Nuk na la policia në Këshillin Bashkiak”, u dëgjua të thoshte një prej qytetareve.

“Do të flas me kryetaren dhe me anëtarët e këshillit bashkiak, që të njihem më konkretisht me problemin tuaj”, u përgjigj Spiropali.

Tregtarët protestojnë pasi nuk janë dakord me vendimin e bashkisë për ngritjen e dy tregjeve të përkohshme: tregu i fruta-perimeve në lagjen “24 Maji” dhe tregtimi i mallrave të tjera në zonën industriale të Çolës.

Ata kërkojnë që zhvendosja të bëhet në zona më pranë qytetit, për të mos humbur klientelën dhe për të shmangur rrezikun e falimentimit,

Related Posts

Nga 1 maji rriten tarifat e rrymës elektrike

Tarifat e reja të energjisë elektrike të parapara të hyjnë në fuqi më 1 prill, pritet të shtyhen deri më 1 maj, ka bërë të ditur kryesuesi…

Nis zbatimi i projektit ‘Smart City’në shkolla, ngrihen shqetësime për sigurinë dhe privatësinë

Ka nisur implementimi i projektit “Smart City” në disa shkolla të Tiranë, një iniciativë me vlerë rreth 140 milionë dollarë që ka ngjallur debat mbi sigurinë dhe…

‘Një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, që bashkëpunon me Amerikën’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Tehranit

“Ekziston një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, ku amerikanët po bashkëpunojnë me tradhtarët iranianë, duke komplotuar kundër Republikës Islamike.” Deklarata i përket udhëheqësit suprem të…

Moti i keq mbërthen rajonin! Rikthehet dimri në Ballkan

Situata meteorologjike në Ballkan mbetet e vështirë pas stuhive të fundit që kanë prekur Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi. Ja përmbledhja e situatës:…

100 ditë në ‘Big Brother VIP Albania 5’, Selin Bollati zbulon momentin që do të fshinte nga loja

Pas 100 ditësh nga nisja e Big Brother VIP Albania 5, banorët e shtëpisë më të famshme në vend janë përballur me pyetje reflektuese mbi rrugëtimin e…

Ribashkim pas tensioneve, Gjesti dhe DJ Gimbo shfaqen sërish bashkë

Dy miq të njohur për publikun, Gjesti dhe DJ Gimbo, janë shfaqur sërish bashkë, duke lënë pas mosmarrëveshjet e mëparshme. Ribashkimi i tyre vjen pas eksperiencës në…