Momente paniku u regjistruan në minutën e 85-të të ndeshjes Partizani–Elbasani, teksa rezultati ishte 2–1 në favor të kryeqytetasve. Futbollisti Saliu Sembene u rrëzua pa ndjenja në fushën e stadiumit “Arena e Demave”, duke shkaktuar shqetësim te lojtarët dhe tifozët. Ambulanca dhe stafi mjekësor ndërhynë menjëherë, duke i dhënë ndihmën e parë në fushë.
Pas ndërhyrjes mjekësore, Sembene u përmend dhe u largua me barelë drejt ambulancës. Gjyqtari Eldorjan Hamiti ndërpreu ndeshjen për rreth pesë minuta, ndërsa loja u rinis më pas.