PËR PRINDËRIT – Mos e konsumoni këtë produkt, dy fëmijë..

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar tërheqjen nga tregu të qumështit formulë për foshnja, “APTAMIL 1 PRONUTRA 800 gram Advanced” pas një alarmi të ardhur nga Sistemi Evropian i Sigurisë Ushqimore, RASFF.

Gjatë kontrolleve zyrtare të kryera në Gjermani është konstatuar prania e substancës “cereulide”, një toksinë e cila mund të shkaktojë helmim ushqimor, me simptoma si të vjella dhe dhimbje barku, veçanërisht e rrezikshme për foshnjat. Ky produkt përdoret për foshnjat nga 0 deri në 2 vjeç

Produkti i kontaminuar APTAMIL 1 PRONUTRA 800 gram që mban datën e skadencës 10 nëntor 2026 nuk duhet të përdoret nga foshnjat sepse sjell probleme serioze për shëndetin e tyre.

Alarmi i qumështit formulë me baktere si fillim është dhënë në vendet e Europës e më pas mbërriti edhe në vendin tonë. Operatori i Binzesit Ushqimor që importuar këtë qumësht është sërish Rossman Lala, gjithsej në Shqipëri janë futur 648 njësi të këtij produkti. Ku 276 kuti janë shpërndarë në Shqipëri, për të cilat po kryhet tërheqja nga tregu, ndërsa 372 janë eksportuar në Kosovë.

“Jemi njoftuar nga sistemi Europian për një produkt qumësht formulë Aptamil Advance Pronura 800gr me datë skadencë 10-12-2026. Produkti në fjalë është importuar nga nga Rossman Lala dhe është shpërndarë në rrjetin e zinxhirit: Durrës, Tiranës, Fier, Shkodër dhe inspektorët tanë kanë qenë të angazhuar në terren për tërheqjen e tij nga tregu me qëllim asgjësimin e tij.”-AKU.

APTAMIL është qumësht formulë që ka dhe shitjen më të madhe në treg, Bakteri ballicesu -cerus, nuk shfaqet për herë të parë në qumështin formulë, më parë ky bakter u gjend edhe tek produktet e kompanisë Nestle, të cilat tregtoheshin në dyqanet Rossman Lala.

AKU u bën thirrje prindërve dhe konsumatorëve që, nëse e kanë blerë këtë produkt, të mos e përdorin dhe ta kthejnë menjëherë në pikat e shitjes.

Related Posts

Nga 1 maji rriten tarifat e rrymës elektrike

Tarifat e reja të energjisë elektrike të parapara të hyjnë në fuqi më 1 prill, pritet të shtyhen deri më 1 maj, ka bërë të ditur kryesuesi…

Nis zbatimi i projektit ‘Smart City’në shkolla, ngrihen shqetësime për sigurinë dhe privatësinë

Ka nisur implementimi i projektit “Smart City” në disa shkolla të Tiranë, një iniciativë me vlerë rreth 140 milionë dollarë që ka ngjallur debat mbi sigurinë dhe…

‘Një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, që bashkëpunon me Amerikën’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Tehranit

“Ekziston një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, ku amerikanët po bashkëpunojnë me tradhtarët iranianë, duke komplotuar kundër Republikës Islamike.” Deklarata i përket udhëheqësit suprem të…

Moti i keq mbërthen rajonin! Rikthehet dimri në Ballkan

Situata meteorologjike në Ballkan mbetet e vështirë pas stuhive të fundit që kanë prekur Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi. Ja përmbledhja e situatës:…

100 ditë në ‘Big Brother VIP Albania 5’, Selin Bollati zbulon momentin që do të fshinte nga loja

Pas 100 ditësh nga nisja e Big Brother VIP Albania 5, banorët e shtëpisë më të famshme në vend janë përballur me pyetje reflektuese mbi rrugëtimin e…

Ribashkim pas tensioneve, Gjesti dhe DJ Gimbo shfaqen sërish bashkë

Dy miq të njohur për publikun, Gjesti dhe DJ Gimbo, janë shfaqur sërish bashkë, duke lënë pas mosmarrëveshjet e mëparshme. Ribashkimi i tyre vjen pas eksperiencës në…