Çifti i bardhë padit klinikën pse u lindi fëmijë me ngjyrë

Një çift nga Florida ka ngritur padi ndaj një klinike fertiliteti, duke pretenduar se përmes fertilizimit “in vitro” u ka lindur një fëmijë që nuk është biologjikisht i lidhur me asnjërin prej tyre.

Sipas Daily Mail, Tiffany Scor dhe Steven Mills iu drejtuan klinikës “IVF Life” rreth pesë vite më parë për të realizuar ëndrrën për t’u bërë prindër. Procedura u krye në prill dhe nëntë muaj më vonë çifti solli në jetë një vajzë.

Dyshimet për një gabim nisën pas lindjes, pasi të dy prindërit janë të bardhë, ndërsa foshnja kishte pamje që nuk përputhej me etninë e tyre. Testet gjenetike konfirmuan më pas se fëmija nuk ishte biologjikisht i tyre.

Më 22 janar, çifti depozitoi padinë, duke deklaruar se kishin tentuar vazhdimisht të kontaktonin klinikën, por pa marrë përgjigje. Avokati i tyre, Jack Scarola, tha se ata janë të lidhur emocionalisht me vajzën dhe e duan atë, por shqetësohen se në çdo moment prindërit biologjikë mund të paraqiten dhe ta kërkojnë fëmijën.

Sipas padisë, ekziston dyshimi se një nga tre embrionet e tyre të ngrira mund të jetë implantuar gabimisht te një paciente tjetër. Çifti kërkon që klinika të njoftojë të gjithë pacientët që kishin embrione të ruajtura një vit para lindjes së vajzës, si dhe të mbulojë kostot e testimeve gjenetike për fëmijët e lindur përmes shërbimeve të saj gjatë pesë viteve të fundit.

Në deklarata publike, Scor dhe Mills kanë theksuar se e duan vajzën e tyre dhe shpresojnë ta rrisin atë me sigurinë se nuk do t’u merret, duke shtuar se ndjejnë edhe një “detyrim moral” për të gjetur dhe informuar prindërit biologjikë.

Ndërkohë, hetimet ndaj klinikës vijojnë, ndërsa gjykata ka urdhëruar paraqitjen e një plani të plotë për menaxhimin e çështjes, në një kontekst ku më herët janë konstatuar edhe shkelje serioze të standardeve të sigurisë.

Related Posts

Nga 1 maji rriten tarifat e rrymës elektrike

Tarifat e reja të energjisë elektrike të parapara të hyjnë në fuqi më 1 prill, pritet të shtyhen deri më 1 maj, ka bërë të ditur kryesuesi…

Nis zbatimi i projektit ‘Smart City’në shkolla, ngrihen shqetësime për sigurinë dhe privatësinë

Ka nisur implementimi i projektit “Smart City” në disa shkolla të Tiranë, një iniciativë me vlerë rreth 140 milionë dollarë që ka ngjallur debat mbi sigurinë dhe…

‘Një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, që bashkëpunon me Amerikën’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Tehranit

“Ekziston një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, ku amerikanët po bashkëpunojnë me tradhtarët iranianë, duke komplotuar kundër Republikës Islamike.” Deklarata i përket udhëheqësit suprem të…

Moti i keq mbërthen rajonin! Rikthehet dimri në Ballkan

Situata meteorologjike në Ballkan mbetet e vështirë pas stuhive të fundit që kanë prekur Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi. Ja përmbledhja e situatës:…

100 ditë në ‘Big Brother VIP Albania 5’, Selin Bollati zbulon momentin që do të fshinte nga loja

Pas 100 ditësh nga nisja e Big Brother VIP Albania 5, banorët e shtëpisë më të famshme në vend janë përballur me pyetje reflektuese mbi rrugëtimin e…

Ribashkim pas tensioneve, Gjesti dhe DJ Gimbo shfaqen sërish bashkë

Dy miq të njohur për publikun, Gjesti dhe DJ Gimbo, janë shfaqur sërish bashkë, duke lënë pas mosmarrëveshjet e mëparshme. Ribashkimi i tyre vjen pas eksperiencës në…