Skema e re/ Jo bonus vetëm kur lind, por pagesa të përmuajshme për 5 vite

Çiftet shqiptare që kanë ose presin të kenë fëmijë nuk do të përfitojnë më një pagesë të vetme, si në skemën e vitit të kaluar, por pagesa mujore deri në momentin që fëmija të mbushë 5 vjeç.

“Skema i bashkohet modelit të Europës kontinentale dhe politikave që nxisin familjen. Megjithatë, po përsërisim gabimin duke ndërtuar një program të ri pa u bazuar te të dhënat.

Duhej të kishim analizuar efektet e skemës së mëparshme dhe të kuptonim pse shifrat tregojnë se nuk kemi rritje të lindshmërisë. Vetëm kështu mund të kuptonim se çfarë e ka shkaktuar rënien”, tha Erisa Dhamo, sociologe.

Për fëmijën e parë, pagesa do të jetë 5 mijë lekë në muaj. Për fëmijën e dytë, 7 mijë lekë në muaj, ndërsa për të tretin, 10 mijë lekë në muaj, ose 120 mijë lekë në vit.

Në të tre rastet, shuma totale e përfituar është më e lartë krahasuar me skemën e mëparshme.

“Kjo është një vlerë e konsiderueshme, pasi mund të mbulojë një pjesë të nevojave ushqimore të fëmijës. Do të rekomandoja që këto pagesa t’u adresohen më shumë familjeve në nevojë, sepse për to ndikimi është më i madh sesa për familjet me të ardhura të larta”, shtoi Dhamo.

Ndryshimi i skemës vjen në një kohë kur bonusi i mëparshëm nuk arriti të japë efektin e pritshëm

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, gjatë 11 muajve të vitit të kaluar, nga 1.8 miliardë lekë të planifikuara, u shpërndanë vetëm 1.2 miliardë lekë, gjë që lidhet edhe me uljen e numrit të lindjeve gjatë vitit

Related Posts

Horoskopi i javës 2-8 shkurt sipas Paolo Fox: shenjat më me fat dhe çfarë pritet në dashuri e punë

Demi Afërdita në pozicion të favorshëm sjell harmoni në marrëdhëniet personale. Çështjet financiare dhe të biznesit ecin ngadalë, por këshilla është të mos i detyrosh situatat. E…

Video virale: EPSTElN shfaqet duke ndjekur vajza të reja në kuzhinë

Në rrjetet sociale po qarkullojnë disa pamje që pretendohet se tregojnë Jeffrey Epstein duke ndjekur disa vajza të reja në një kuzhinë dhe duke kërcyer me një…

Edi Rama: Nuk do i hapim rruge informalitetit, pagat po rriten..

Kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit të përjavshëm në podkastin “Flasim” pohoi se lufta kundër informalitetit në sektorin e ndërtimit po jep rezultate konkrete, duke reflektuar rritje të…

VIDEO/ Moti i keq! Dëbora arrin deri në 1 metër, situatë e vështirë në

Në majë të Mashkullores, si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, trashësia e saj ka arritur deri në 1 metër. Situata paraqitet e vështirë në zonat…

E trishte! Nderron jete gazetarja rralle e guximshme ne Shqiperi

Gazetarja që nuk u pajtua me sipërfaqen dhe e jetoi mendimin si lëvizje.. U shua Rezarta Reçi, dhe me të u shua një zë i rrallë i…

Kush është në listë? Shkurti do të jetë muaji magjik për këto shenja të horoskopit

Për këto shenja të horoskopit, ky muaj sjell qartësi, përmirësime në dashuri, zhvillime pozitive në punë dhe ndjesinë se gjërat më në fund po ecin përpara. Pas…