Në rrjetet sociale po qarkullojnë disa pamje që pretendohet se tregojnë Jeffrey Epstein duke ndjekur disa vajza të reja në një kuzhinë dhe duke kërcyer me një tjetër.
Videoja e shkurtër është shpërndarë gjerësisht në platformën X dhe nga disa media, por autenticiteti i saj nuk është konfirmuar. Në pamje, Epstein shihet duke hipur për pak çaste mbi banakun e kuzhinës, më pas duke zbritur dhe duke vrapuar pas vajzave, të cilat duken duke qeshur dhe largohen prej tij. Për të ruajtur anonimitetin, fytyrat e tyre janë errësuar në video.
Ky material është bërë viral në rrjetet sociale, ndërkohë që Departamenti i Drejtësisë në SHBA vijon publikimin e miliona faqeve të dokumenteve të lidhura me çështjen e trafikimit seksual ndaj Epstein.