“Zbardhen 3 autorët e dyshuar për atentatin në Rrilë të Lezhës, njëri nip i ish-deputetit socialist; konflikti me Nikulajn ka nisur në verë”

Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim tre persona të dyshuar për atentatin e ndodhur të dielën në fshatin Rrilë, ku mbeti i plagosur Sokol Daci.

Bëhet fjalë për Gerardo Ndoka, Eliseo Ndoka dhe Kevin Ndoka, ky i fundit nip i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka. Në ngjarje është përfshirë edhe Merando Nikulaj, i cili po ashtu është shpallur në kërkim.

Sipas hetimeve, konflikti mes dy familjeve ka nisur gjatë verës, pranë zonës së plazhit ku kanë edhe hotele. Dy djemtë e Nikulajve i kanë përplasur motorin djemve të fisit Ndoka, dhe më pas ka pasur përplasje fizike me përdorim të shkopave të bejsbollit dhe sendeve të tjera të forta. Merando Nikulaj është çuar në gjyq për këtë incident.

Policia njoftoi se pas ngjarjes së datës 01.02.2026, rreth orës 21:00, Njësia e Posaçme Hetimore e DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, ka vijuar hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në kuadër të veprimeve hetimore, u ekzekutua urdhri i ndalimit për shtetasin Besart Kovaçi, 24 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në ngjarje janë përfshirë si të dyshuar: Gerardo Ndoka, Eliseo Ndoka, Kevin Ndoka dhe Merando Nikulaj, të cilët janë shpallur në kërkim për veprat penale, “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë”, “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit, municionit dhe lëndëve shpërthyese”.

Ndërsa shtetasi B. K. dyshohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Policia dhe Prokuroria e Lezhës vijojnë punën për dokumentimin ligjor të ngjarjes dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim. Për shkak të hetimeve, nuk jepen të dhëna të tjera në këtë fazë.

Related Posts

“Mjekja që promovoi Rama në podcast, më ka d jegur fytyrën!”

Në çdo vend ku mjekësia ka standarde dhe përgjegjësia është ligj, një mjeke e akuzuar se ka djegur fytyrën e një pacienteje dhe më pas është zhdukur…

“Ata hᶏnë njerëz!” – Modelja që tr*nditi botën me rrëfimin e saj për festat e elitës

Publikimi i materialeve të reja nga dosja Epstein ka rikthyer në qendër të vëmendjes një video tronditëse që qarkullon prej vitesh në internet, ku një modele meksikane,…

A u kap Miri me telefon? Dalin pamje të tjera që konfirmojnë të vërtetën

Një moment i shkurtër dhe i shpejtë gjatë spektaklit “Prime” mjaftoi që rrjeti të shpërthente në teori konspirative ndaj banorit Miri. Gjatë një pauze publicitare, kamerat kapën…

Gjesti merr gjithë vëmendjen me postimin e fundit

Pas dedikimit të ndjerë me projektin muzikor “Memories”, i cili ka thyer çdo pritshmëri duke u kthyer në një hit të menjëhershëm, Gjesti ka marrë sërish vëmendjen…

E papritur, Lim Hoti i “qon” fjalë këtij banorit: Kom me ta q* motren….

Çfarë ndodh kur emocionet e forta përplasen me realitetin e një show televiziv? Big Brother VIP Kosova po ofron një spektakël të paparë, ku tensionet jashtë mureve…

Në rast lNFARKTl keni vetëm 10 sekonda për të shpëtuar, ja si duhet të veproni

Të gjithë e dimë që ataku në zemër nuk mund të parashikohet, megjithatë ka disa këshilla të dobishme të cilat mund t’ju shpëtojnë jetën, nëse e gjeni…