Nga kompensimet mujore te bonusi, ekspertja tregon si pritet të korrigjohet skema…

Skema e re e kompensimit të pensioneve, e cila ka nisur zbatimin në janar të këtij viti, ka sjellë një valë paqartësish dhe pakënaqësish tek qytetarët. Megjithatë, sipas ekspertes së ekonomisë, Teuta Nunaj, ka hapësirë për optimizëm sa i përket të ardhmes së bonusit dhe korrigjimeve që pritet të ndodhin në vitet në vijim. Pavarësisht faktit se është diskutuar se ky kompensim mujor mund të zëvendësonte bonusin, ekspertja Nunaj beson se në vitin 2026 do të ketë një bonus fundviti, pavarësisht vlerës që do të jepet. “Në gjykimin tim, si eksperte, skema nuk është e drejtë, sepse ka diferencim dhe ndarje grupesh: disa qytetarë përfitojnë, të tjerët jo. Edhe qytetarët e ndiejnë këtë si një model shpërndarjeje të padrejtë.

Ata që kanë kontribuar më shumë ndër vite dhe kanë pasur paga më të larta, tani ndihen “të persekutuar” sepse nuk përfitojnë, ndërsa ata me më pak kontribute marrin kompensim. Kjo po krijon një lloj “barazie komuniste” ku pensionet po barazohen pavarësisht kontributeve”, tha ajo. E pyetur pse mund ta kenë bërë një ndarje të tillë nga Ministria e Financave, ajo tha: “Arsyeja është objektivi i qeverisë. Synimi është që brenda mandatit (deri në vitin 2029) të realizohet një pension mesatar 40,000 lekë për kategorinë e pensionit të plotë të pleqërisë. Për këtë arsye, nuk jepen para plus për ata që e kanë arritur këtë objektiv. Tavanet e synuara (objektivat qeverisës): 40,000 lekë për pensionin e plotë të pleqërisë. 22,000 lekë për pensionet e pjesshme. 18,000 lekë për pensionet familjare dhe rurale. 30,000 lekë për pensionet e invaliditetit. Kompensimi po jepet si mbështetje nga buxheti i shtetit për të realizuar këto shifra, jo mbi bazë kontributi.”

Bonusi

Ekspertja shprehet se do të ketë një bonus për këtë vit, pasi shumë pensionistë nuk kanë përfituar nga kompensimi aktual për shkak të tejkalimit të tavaneve të përcaktuara. “Ky grup i madh individësh krijon një domosdoshmëri për një formë shpërblimi siç është bonusi. Për shumë kategori, shuma e mbledhur nga kompensimi mujor gjatë 12 muajve rezulton më e ulët se vlera e bonusit prej 15,000 lekësh që është dhënë më parë. Për shembull, ata që marrin 600-1,000 lekë kompensim në muaj, në fund të vitit përfitojnë më pak se vlera e mëparshme e bonusit. Ekspertja parashikon se viti 2027 do të sjellë një model më të mirë shpërndarjeje. Duke qenë se ky model kompensimi po jepet për herë të parë, hartuesit e vendimeve pritet të nxjerrin mësime nga problemet e hasura këtë vit. Në vitin 2027 pritet të ketë korrigjime për të shmangur “habitë” dhe “të papriturat” që përjetuan qytetarët këtë vit, kur zbuluan se nuk ishin përfitues. Politika midis bonusit dhe kompensimit do të rregullohet për të pasur një shpërndarje më të drejtë.

Çfarë paralajmëroi Rama

Kujtojmë se Edi Rama njoftoi se këtë vit pensionet do të rriten çdo muaj, përveç indeksimit vjetor. “Në vitet në vijim të njëjta shifra do të dyfishohen për secilën kategori në 2027. Do të trefishohen 2028 dhe do të katërfishohen në 2029, për të arritur vlerën e premtuar në qershor të këtij viti ku shqiptarët na dhanë 83 mandate”, u shpreh Rama. Sipas Kryeministrit, këto reforma e kanë sjellë vendin në një pikë ku rritja e pensioneve realizohet pa cenuar stabilitetin financiar të shtetit. Ai kujtoi se për vite me radhë qeveria ka treguar përmbajtje, duke mos ndërmarrë rritje të nxituara, për të mos rrezikuar financat publike.

Related Posts

Gjykata Kushtetuese do të mblidhet sot për ankimimin e qeverisë për pezullimin e Ballukut

Gjykata Kushtetuese pritet të dalë këtë të martë me një vendimmarrje për çështjen “Balluku”. Tetë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese do të mblidhen në Dhomë Këshillimi, në një…

‘Do marrin LEKE në bankë!’ – Kush përfiton nga ‘skema e re e Qeverisë Rama

Qeveria shqiptare ka njoftuar një ndryshim rrënjësor në politikën e taksimit për sektorin bujqësor brenda Paketës Fiskale 2026. Pas dështimit të skemës me 0% TVSH, e cila…

LAJM I MADH! Do paguheni me shume, ja nga sa LEK shtohen në xhepin tuaj (Perfituesit)

Qeveria shqiptare ka zyrtarizuar planin për indeksimin dhe rritjen e pagave për vitin 2026, duke synuar mbrojtjen e fuqisë blerëse të punonjësve të shtetit përballë inflacionit. Ministria…

Tirana po zien nga SK*NDALET E QEVERISË, Ambasada Amerikane jep njoftimin qe nuk pritej

Nderkohe qe Tirana po zien per masat e SPAK ndaj Ballukut, dhe populli shqiptar mezi pret te marre dhe nje fare qendrimi per kete ceshtje, ka qene…

Shenjat më ME FAT të zodiakut për 2026-ën: Kush është bekuar dhe kush duhet të presë ende…

kur bëhet fjalë për fatin, lind menjëherë pyetja e zakonshme: “Në fund të fundit, cilat janë shenjat e zodiakut të bekuara vërtet nga fati?”. Domethënë, ata që…

Analiza e mardhenies Mateo – Brikena . Arushi “Teo” u kthye në “Boli” — detaji që po ndez rrjetin

Marrëdhënia mes Mateos dhe Brikenës po kthehet në një nga temat më të diskutuara në shtëpi, por jo për arsyet që shumë prisnin. Brikena nuk e priste…