Tensione në Kuvend. Ndërpritet seanca, ndërhyn dhe Garda!

Tensione gjatë seancës plenare në parlament ditën e sotme. Kuvendi u ndërpre pas përplasjeve mes opozitës dhe mazhorancës dhe shkak u bë kërkesa për replikë nga kreu i PD, Sali Berisha, pas përmendjes së emrit nga kreu i grupit të PS, taulant Balla, që i kujtoi non gratan e SHBA dhe akuzat për korrupsion.tensine kuvend

Por nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, që drejtonte seancën sot, ia mohoi këtë të drejtë dhe deputetët e opozitës nuk pranuan të mbanin fjalën për procedurë, duke kërkuar që Berisha të fliste nga Foltorja.

Kjo solli debate të forta dhe akuza, deri edhe në ngritjen e deputetëve të opozitës duke zënë Foltoren bashkë me Berishën. Në fund Spahiu e ndërpreu për 5 minuta.tensiuone5

Madje u desh edhe ndërhyrja e Gardës që të shmangej ndonjë përplasje fizike apo incident i mundshëm.

Deputeti Blendi Himçi këmbënguli që Berisha të fliste, duke akuzuar Spahiun, teksa ajo i dha vërejtje:

“Që nga momenti që keni hyp në atë karrige e keni shkelur me të dy këmbët, si në çdo seancë tjetër. Ju kujtoj rregulloren që për miratimin e ligjit duhet të ishte ministri kundërfirmues, ku është ministrja? Çfarë është kjo ministre? Vjen juristi e flet këtu për lëndët psikotrope e flet me gjuhën e mjekut, ky është banaliteti më i madh që po bëni këtu. E shkelët si procedurë, nuk thatë se cilat janë pyetjet për një projektligj, e shkelët procedurën dhe rregulloren. Dhe tjetra ka t drejtën zoti Berisha për kundërreplikë dhe kur i përmendet emri ka të drejtë për replikë. Por ju po e shkelni edhe njëherë rregulloren”, tha ai.tensione4

Spahiu u përgjigj:

“Nuk ka replikë mbi replikë, kjo është rregullorja. Zoti Himçi, do më dëgjoni. Ju tërheq vëmendjen, kthehuni në vend. Për sot ju tërheq vërejtje, uluni në vend…”.tensione ne kuvend berisha

Në këto momente tensionet u rritën dhe Spahiu e ndërpreu seancën për pesë minuta pushim.

Related Posts

‘Një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, që bashkëpunon me Amerikën’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Tehranit

“Ekziston një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, ku amerikanët po bashkëpunojnë me tradhtarët iranianë, duke komplotuar kundër Republikës Islamike.” Deklarata i përket udhëheqësit suprem të…

Moti i keq mbërthen rajonin! Rikthehet dimri në Ballkan

Situata meteorologjike në Ballkan mbetet e vështirë pas stuhive të fundit që kanë prekur Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi. Ja përmbledhja e situatës:…

100 ditë në ‘Big Brother VIP Albania 5’, Selin Bollati zbulon momentin që do të fshinte nga loja

Pas 100 ditësh nga nisja e Big Brother VIP Albania 5, banorët e shtëpisë më të famshme në vend janë përballur me pyetje reflektuese mbi rrugëtimin e…

Ribashkim pas tensioneve, Gjesti dhe DJ Gimbo shfaqen sërish bashkë

Dy miq të njohur për publikun, Gjesti dhe DJ Gimbo, janë shfaqur sërish bashkë, duke lënë pas mosmarrëveshjet e mëparshme. Ribashkimi i tyre vjen pas eksperiencës në…

Horoskopi ditor, e hënë 30 mars 2026

Dashi Në gjysmën e parë të ditës ka shumë të ngjarë që të fokusoheni në problemet që do t’iu shqetësojnë. Në varësi se si ka qenë dita…

Lajm i madh për emigrantët shqiptarë! Kryeministri jep premtimin e bujshëm për të gjithë

Ky është një version i zgjeruar dhe i analizuar i lajmit, i përshtatshëm për audiencën shqiptare, duke përfshirë edhe impaktin që këto masa kanë për emigrantët tanë…