Dallgë deri në 6.5 metra, anulohet lundrimi në Vlorë

Duke nisur nga ora 14:00 e së martës, 3 shkurt, mjetet e vogla lundruese dhe peshkarexhat ndalohen të dalin në det në Vlorë. Vendimi është marrë nga Kapiteneria e Portit të Vlorës për shkak të përkeqësimit të ndjeshëm të kushteve atmosferike që pritet të prekin gjirin e Vlorës dhe detin e hapur.

Sipas parashikimeve meteorologjike, në zonën detare do të fryjnë erëra të forta nga jugu dhe juglindja, me intensitet deri në 8–9 ballë dhe shpejtësi që mund të arrijë deri në 45 metra për sekondë. Si pasojë, dallgët pritet të jenë nga 3.5 deri në 6.5 metra, duke e bërë lundrimin jashtëzakonisht të rrezikshëm, veçanërisht për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit.

Për këto arsye, ndalimi i lundrimit për varkat dhe peshkarexhat do të jetë në fuqi deri në orën 06:00 të mëngjesit të datës 5 shkurt. Autoritetet u bëjnë thirrje peshkatarëve dhe pronarëve të mjeteve lundruese që të sigurojnë varkat në port dhe të shmangin çdo dalje të panevojshme në det, sidomos gjatë orareve kur moti pritet të jetë më i ashpër.

Ndërkohë, anijet e mëdha të transportit ndërkombëtar do të vijojnë lëvizjen normalisht, ndërsa përmirësimi i kushteve të motit për mjetet e vogla pritet pas mëngjesit të së enjtes.

Related Posts

Merr vëmendje komenti i Arbër Hajdarit për Gjestin

Gjesti ka publikuar disa ditë më parë projektin e tij më të ri muzikor, “Memories”, një këngë e ndjerë e dedikuar për vëllain e tij të ndjerë….

Tërmeti i fortë ‘shkund’ vendin fqinj, ja sa ishte magnituda

Një tërmet tjetër ka goditur Greqinë ditën e sotme, pas atij dje në pjesën perëndimore. Lëkundjet me magnitudë 3.4 ballë sipas shkallës Rihter, u shënuan në orën…

Gazetari shqiptar trondit me paralajmërimin: Nesër shkunden themelet e shtetit dhe jo vetëm

Elton Tozaj ka shkaktuar një valë të fortë reagimesh në rrjetet sociale dhe opinionin publik, pas një paralajmërimi alarmues për publikimin e një serie investigimesh që, sipas…

“Të ka mallkuar Zoti”/ Rogerti kapërcen çdo limit, ofendon rëndë Stenaldon për verbërinë: Plas sherri (Video)

Një debat i ashpër mes Rogertit dhe Stenaldos ka degraduar në ofendime personale dhe shumë të rënda, duke shkaktuar zemërim jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe te…

“Miri do me të kllaposur, po nuk pate puthje me…”/ Selin debaton me Rogertin: Motrat ku i ke…

Duket se debatet e forta mes Selin dhe Rogertit nuk kanë fund në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Madje janë gjithnjë e më të forta, ku…

Shuhet familja, prindërit vr*sin dy djemtë e tyre me a*utizëm dhe më pas i marrin jetën vetes

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Australinë Perëndimore, pasi dy prindër dhe dy djemtë e tyre adoleshentë me autizëm janë gjetur të pajetë brenda banesës së tyre…