Shuhet familja, prindërit vr*sin dy djemtë e tyre me a*utizëm dhe më pas i marrin jetën vetes

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Australinë Perëndimore, pasi dy prindër dhe dy djemtë e tyre adoleshentë me autizëm janë gjetur të pajetë brenda banesës së tyre në një lagje elitare të Perth-it.

Trupat e pajetë të Jarrod Clune, 50 vjeç, Maiwenna Goasdoue, 49 vjeç, si dhe të djemve të tyre Leon, 16 vjeç dhe Otis, 14 vjeç, u gjetën në shtëpinë familjare në Mosman Park. Të dy fëmijët vuanin nga autizëm i rëndë dhe ishin joverbalë, shkruan The Sun.

Shërbimet e emergjencës u njoftuan rreth orës 08:15 të mëngjesit të së premtes nga një punonjëse kujdesi, e cila vizitonte rregullisht familjen, por nuk kishte arritur të kontaktonte me ta. Ajo gjeti pranë banesës një shënim paralajmërues që këshillonte të mos hynte brenda dhe udhëzonte që të njoftohej policia.

Brenda shtëpisë, policia gjeti të pajetë katër anëtarët e familjes, si edhe dy qentë dhe një mace. Autoritetet thanë se vdekjet nuk dukeshin të dhunshme dhe nuk janë përdorur armë, ndërsa trupat u gjetën në pjesë të ndryshme të banesës.

Të shtunën u zbulua edhe një shënim i dytë, që besohet të ketë qenë një letër, e cila ndihmoi hetuesit të arrinin në përfundimin se bëhej fjalë për një vrasje të dyfishtë të ndjekur nga vetëvrasja. Sipas mediave lokale, letra përmbante edhe detaje mbi planifikimin e financave të familjes, duke sugjeruar se prindërit kishin vendosur t’i jepnin fund jetës së bashku.

Detektivja në detyrë e Policisë së Australisë Perëndimore, Jessica Securo, deklaroi se nuk kishte asnjë histori të raportuar më parë për dhunë në familje. “Kjo është një ngjarje tragjike dhe shkatërruese, ku një familje ka humbur jetën dhe ndikimi do të ndihet në të gjithë komunitetin,” tha ajo.

Sipas policisë, të dy djemtë përballeshin me sfida serioze shëndetësore, ndërsa besohet se familja kishte humbur një pjesë të financimit shtetëror për mbështetjen e njërin prej fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Leon, Otis dhe babai i tyre kishin ndjekur më parë Christ Church Grammar, një nga shkollat private më prestigjioze në Perth. Mediat raportojnë se Otis ishte përjashtuar nga shkolla dy vite më parë pas një incidenti, ndërsa një mësuese ka treguar se prindërit ishin të përkushtuar dhe të dashur, por të rraskapitur nga mungesa e gjumit, pasi fëmijët nuk flinin gjatë natës.

Ajo shtoi se prindërit kishin kërkuar ndihmë profesionale në mënyrë të vazhdueshme, përfshirë terapi dhe konsultime edhe jashtë shtetit./Top Channel

Related Posts

Merr vëmendje komenti i Arbër Hajdarit për Gjestin

Gjesti ka publikuar disa ditë më parë projektin e tij më të ri muzikor, “Memories”, një këngë e ndjerë e dedikuar për vëllain e tij të ndjerë….

Tërmeti i fortë ‘shkund’ vendin fqinj, ja sa ishte magnituda

Një tërmet tjetër ka goditur Greqinë ditën e sotme, pas atij dje në pjesën perëndimore. Lëkundjet me magnitudë 3.4 ballë sipas shkallës Rihter, u shënuan në orën…

Gazetari shqiptar trondit me paralajmërimin: Nesër shkunden themelet e shtetit dhe jo vetëm

Elton Tozaj ka shkaktuar një valë të fortë reagimesh në rrjetet sociale dhe opinionin publik, pas një paralajmërimi alarmues për publikimin e një serie investigimesh që, sipas…

“Të ka mallkuar Zoti”/ Rogerti kapërcen çdo limit, ofendon rëndë Stenaldon për verbërinë: Plas sherri (Video)

Një debat i ashpër mes Rogertit dhe Stenaldos ka degraduar në ofendime personale dhe shumë të rënda, duke shkaktuar zemërim jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe te…

“Miri do me të kllaposur, po nuk pate puthje me…”/ Selin debaton me Rogertin: Motrat ku i ke…

Duket se debatet e forta mes Selin dhe Rogertit nuk kanë fund në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Madje janë gjithnjë e më të forta, ku…

“Polici qëlloi i pari!”/ Zbardhet dinamika e ngjarjes në berberhanen e Lezhës: Dy persona hynë të maskuar …

Është zbardhur dinamika e përplasjes me armë zjarri në Rrile të Lezhës mbrëmjen e 1 shkurtit. Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, është zbuluar se autorët kishin…