Nga kompensimet mujore te bonusi, ekspertja tregon si pritet të korrigjohet skema…

Skema e re e kompensimit të pensioneve, e cila ka nisur zbatimin në janar të këtij viti, ka sjellë një valë paqartësish dhe pakënaqësish tek qytetarët. Megjithatë, sipas ekspertes së ekonomisë, Teuta Nunaj, ka hapësirë për optimizëm sa i përket të ardhmes së bonusit dhe korrigjimeve që pritet të ndodhin në vitet në vijim. Pavarësisht faktit se është diskutuar se ky kompensim mujor mund të zëvendësonte bonusin, ekspertja Nunaj beson se në vitin 2026 do të ketë një bonus fundviti, pavarësisht vlerës që do të jepet. “Në gjykimin tim, si eksperte, skema nuk është e drejtë, sepse ka diferencim dhe ndarje grupesh: disa qytetarë përfitojnë, të tjerët jo. Edhe qytetarët e ndiejnë këtë si një model shpërndarjeje të padrejtë.

Ata që kanë kontribuar më shumë ndër vite dhe kanë pasur paga më të larta, tani ndihen “të persekutuar” sepse nuk përfitojnë, ndërsa ata me më pak kontribute marrin kompensim. Kjo po krijon një lloj “barazie komuniste” ku pensionet po barazohen pavarësisht kontributeve”, tha ajo. E pyetur pse mund ta kenë bërë një ndarje të tillë nga Ministria e Financave, ajo tha: “Arsyeja është objektivi i qeverisë. Synimi është që brenda mandatit (deri në vitin 2029) të realizohet një pension mesatar 40,000 lekë për kategorinë e pensionit të plotë të pleqërisë. Për këtë arsye, nuk jepen para plus për ata që e kanë arritur këtë objektiv. Tavanet e synuara (objektivat qeverisës): 40,000 lekë për pensionin e plotë të pleqërisë. 22,000 lekë për pensionet e pjesshme. 18,000 lekë për pensionet familjare dhe rurale. 30,000 lekë për pensionet e invaliditetit. Kompensimi po jepet si mbështetje nga buxheti i shtetit për të realizuar këto shifra, jo mbi bazë kontributi.”

Bonusi

Ekspertja shprehet se do të ketë një bonus për këtë vit, pasi shumë pensionistë nuk kanë përfituar nga kompensimi aktual për shkak të tejkalimit të tavaneve të përcaktuara. “Ky grup i madh individësh krijon një domosdoshmëri për një formë shpërblimi siç është bonusi. Për shumë kategori, shuma e mbledhur nga kompensimi mujor gjatë 12 muajve rezulton më e ulët se vlera e bonusit prej 15,000 lekësh që është dhënë më parë. Për shembull, ata që marrin 600-1,000 lekë kompensim në muaj, në fund të vitit përfitojnë më pak se vlera e mëparshme e bonusit. Ekspertja parashikon se viti 2027 do të sjellë një model më të mirë shpërndarjeje. Duke qenë se ky model kompensimi po jepet për herë të parë, hartuesit e vendimeve pritet të nxjerrin mësime nga problemet e hasura këtë vit. Në vitin 2027 pritet të ketë korrigjime për të shmangur “habitë” dhe “të papriturat” që përjetuan qytetarët këtë vit, kur zbuluan se nuk ishin përfitues. Politika midis bonusit dhe kompensimit do të rregullohet për të pasur një shpërndarje më të drejtë.

Çfarë paralajmëroi Rama

Kujtojmë se Edi Rama njoftoi se këtë vit pensionet do të rriten çdo muaj, përveç indeksimit vjetor. “Në vitet në vijim të njëjta shifra do të dyfishohen për secilën kategori në 2027. Do të trefishohen 2028 dhe do të katërfishohen në 2029, për të arritur vlerën e premtuar në qershor të këtij viti ku shqiptarët na dhanë 83 mandate”, u shpreh Rama. Sipas Kryeministrit, këto reforma e kanë sjellë vendin në një pikë ku rritja e pensioneve realizohet pa cenuar stabilitetin financiar të shtetit. Ai kujtoi se për vite me radhë qeveria ka treguar përmbajtje, duke mos ndërmarrë rritje të nxituara, për të mos rrezikuar financat publike.

Related Posts

Ervin Salianji shton s*lmet ndaj Sali Berishës dhe e akuzon se po..

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka vijuar dje turin e takimeve me strukturat demokrate në rrethe dhe është ndalur në Fier. Salianji deklaroi se ndryshimi në…

12-vjeçarja bie nga teleferiku, si paraqitet gjendja shëndetësore e saj?

Një incident serioz është regjistruar në resortin e skive Mammoth Mountain, në shtetin e Kalifornisë, ku një vajzë 12-vjeçare ka rënë nga një teleferik nga një lartësi…

“Kujdes ekonomia” / Shenja më me fat dhe surprizat astrologjike sipas Meri Shehut për muajin shkurt

Ashtu si çdo fillim muaj, astrologia Meri Shehu, na jep një vlerësim për çdo shenjë zodiake dhe parashikimin për secilën. Duke e nisur me një urim për…

“Kishte ngritur shumë zërin e muzikës”/ Vr au me thikë motrën e tij, zbardhet dëshmia e 28-vjeçarit: Nuk po më linte të flija

Giuseppe Musella, 28 vjeç, i arrestuar nga Prokuroria e Napolit për vrasjen e motrës së tij, Ylenia Musella, 22 vjeç, ka dhënë një dëshmi tronditëse pas dorëzimit…

Mos ndoshta Luiz Ejlli sapo e konfirmoi atë që të gjithë e kemi pritur?

Luiz Ejlli është pyetur nga mediat në Kosovë nëse do të jetë në rolin e kryeplakut në “Ferma Vip”në edicionin e tij të ri që thuhet se…

Do merrni LEK te verteta, prisni daten 10 Shkurt! Jane te bekuar keto shenja per 3 jave

Bëni mirë që ti shtyni për një moment tjetër gjërat më të rëndësishme, pasi nervozizmi do të dominojë gjatë ditës. Venusi do të ndikojë në dashuri pozitivisht…