“Hajt shnet, ciao”, babai i Migena Kodrës “shokon” me deklaratën: Bija ime u vr a nga burri i saj, zbulohen konfliktet e vjetra!

Historia tronditëse e vrasjes së Migena Kodrës, e cila u godit për vdekje nga kunati i saj, Roland Sina, teksa flinte në gjumë, është vënë sërish në qendër të vëmendjes.

Në lidhje me këtë ngjarje të ndodhur në 9 prill të 2023, i ftuar në studion e “News 24” ka rrëfyer mbi vrasjen e së bijës, babai i Migena Kodrës, i cili ka dyshimet e tij se në këtë ngjarje ka gisht dhe bashkëshorti i vikitmës.

Ndonëse kanë kaluar dy vite nga kjo tragjedi, mes dy familjeve sot e kësaj dite vijojnë konfliktet për kujdestarinë e fëmijëve, të cilët aktualisht mësohet se po qëndrojnë me gjyshin dhe gjyshen.

Babai i Migenës, Kasmi Kodra rrëfeu se prej më shumë se një viti po luftonte ligjërisht me dhëndrin, duke kërkuar rikthimin e fëmijëve në banesën ku u vra nëna e tyre.

Mëoshet se në seancën e fundit gjyqësore, gjykata vendosi që fëmijët të jetojnë me babain e tyre.

Në lidhje me këtë situatë, babai i Migenës, mes lotësh kërkon sot drejtësi, ndërsa hedh dyshime se në vrasjen e vajzës ka patur gishte dhe bashkëshorti i saj.

Dyshimet e babait, kanë lindur pas rrëfimeve që e bija ka bërë, duke i treguar familjes së saj se së fundmi ka patur konflikte të ashpra me burrin.

“Shkak kryesor ishte një kredi e butë. E kanë diskutuar në familje, ata donin ta merrnin për rikonstruksionin e shtëpisë. Ish-vjehrri i saj i tha; ik me nusen pyesni për kredi. Shkuan bashkë ata, dhe i thanë vjehrrës; nuk të lejohet ty se je invalide, por mund ta përfitojë nusja. Shkuan në shtëpi dhe nisën sherret dhe thanë; katundarja do të na marrë shtëpinë. Plasi sherri. Në vend që ta falënderonin, i futën plumbin në mes të natës. Më mori në telefon vonë, i thash a jeni mirë; mirë. Më tha; o bab janë duke më sharë, mua dhe mamin. Ishte ora 12 pa çerek. I thash të vijë të marr unë tani, jo më tha; hajde më merr më vonë. U çova në 4 e çerek, dhe shkova në lokal dhe kamerieri më tha; ore ky budallai ka vrarë kunatën. Pashë inicialet dhe më shkoi direkt mendja, oh thash është goca ime. Më mori policia pastaj dhe në tha; hajde pushoni vajzën e vogël se nuk pushon. (qan). Arma është gjetur pas shtëpisë dhe 34 milionë lekë në çatinë e shtëpisë. Hetuesia ashtu e thotë; që e vrau kunati vajzës time. Por të vrasësh veten dy herë me plumb, se di. S’ka asgjë gjurmë, janë fshirë. Vetëm vjehrra e gocës është dëshmitare e ngjarjes. Nuk e besoj se është kunati vrasësi. Është e vështirë. Por e kam lënë në dorë të drejtësisë. Orën e saktë të vdekjes nuk e dimë. Nuk i ka lajmëruar policinë ata, por fqinjët. Kur e pyeta gocën se pse pas sherrit nuk merrte në telefon burrin, ajo më tha; nuk ma hap. Unë kam besim te drejtësia, po e pres” është shprehur babai i Migenës.

Nga ana tjetër, në një lidhje telefonike, bashkëshorti i Migena Kodrës, pohoi se çështjen ia kishte lënë drejtësisë, ndërsa shtoi se nuk donte të fliste për gjëra personale.

“Po bëj 1 vit e gjysmë që nuk shoh fëmijët. Ia kam lënë çështjen gjykatës. Nuk dua të flas, janë gjërat tona personale. Hajde shëndet, ciao ciao”, tha burri i të ndjerës.

Kujtojmë se 37-vjeçarja Migena Sinani (Kodra) u vra me thikë në gjumë nga kunati i saj pas debateve të herë pas hershme midis të dy palëve.

Për rrjedhojë të ngjarjes së rëndë, autori i krimit Roland Sinani pak minuta pas krimit, kreu vetëvrasje në oborrin e shtëpisë.

Related Posts

‘Një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, që bashkëpunon me Amerikën’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Tehranit

“Ekziston një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, ku amerikanët po bashkëpunojnë me tradhtarët iranianë, duke komplotuar kundër Republikës Islamike.” Deklarata i përket udhëheqësit suprem të…

Moti i keq mbërthen rajonin! Rikthehet dimri në Ballkan

Situata meteorologjike në Ballkan mbetet e vështirë pas stuhive të fundit që kanë prekur Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi. Ja përmbledhja e situatës:…

100 ditë në ‘Big Brother VIP Albania 5’, Selin Bollati zbulon momentin që do të fshinte nga loja

Pas 100 ditësh nga nisja e Big Brother VIP Albania 5, banorët e shtëpisë më të famshme në vend janë përballur me pyetje reflektuese mbi rrugëtimin e…

Ribashkim pas tensioneve, Gjesti dhe DJ Gimbo shfaqen sërish bashkë

Dy miq të njohur për publikun, Gjesti dhe DJ Gimbo, janë shfaqur sërish bashkë, duke lënë pas mosmarrëveshjet e mëparshme. Ribashkimi i tyre vjen pas eksperiencës në…

Horoskopi ditor, e hënë 30 mars 2026

Dashi Në gjysmën e parë të ditës ka shumë të ngjarë që të fokusoheni në problemet që do t’iu shqetësojnë. Në varësi se si ka qenë dita…

Lajm i madh për emigrantët shqiptarë! Kryeministri jep premtimin e bujshëm për të gjithë

Ky është një version i zgjeruar dhe i analizuar i lajmit, i përshtatshëm për audiencën shqiptare, duke përfshirë edhe impaktin që këto masa kanë për emigrantët tanë…