Denoncimi: Epstein dhe princi Andrew më kërkuan…. Në festa kishte vajza 14 vjeçare

Zbulime të reja rreth Jeffrey Epstein dhe marrëdhënies së tij me Dukën Andrew po dalin në dritë përmes miliona dokumenteve të publikuara nga autoritetet amerikane.

Një balerinë, emri i së cilës nuk bëhet i ditur publikisht, ka kërkuar 250 mijë dollarë duke pretenduar se është detyruar të kryejë akte s ksuale në një festë në shtëpinë e Epstein në Palm Beach gjatë vitit 2006.

Sipas dosjes, gruaja pretendon se është shoqëruar me shofer në rezidencën e Epstein në Florida, ku kërceu para dhjetëra të ftuarve meshkuj, mes tyre Duka Andrew.

Në një letër të datës 23 mars 2011, avokati i gruas, William K. Vogeler, pretendon se Epstein shkeli një marrëveshje mirëbesimi duke mos i paguar asaj 10,000 dollarët që i kishte premtuar për të marrë pjesë në një festë në shtëpinë e tij. Gruaja përshkruhet si një “balerinë e njohur në Klubin e Stripeve të Rachel” dhe një nga disa gra që dyshohet se ishin ftuar sipas të njëjtës marrëveshje financiare.

Në dokumente thuhet se balerina vuri re dhe gra të tjera të reja në festë që ishin provokuese, disa prej tyre dukeshin minorene, rreth 14 vjeçe.

Ajo më pas u çua në një dhomë gjumi ku Epstein e prezantoi me Andrew.

Avokati i saj pretendon se klientja e tij kërceu për dy burrat, përpara se ata t’i kërkonin të kryente marrëdhënie seksuale me të dy.

Sipas padisë, gruaja u përgjigj se ishte punësuar vetëm për të kërcyer, jo për të kryer marrëdhënie, por Epstein dyshohet se i bëri presion, duke i thënë se do të paguhej më vonë.

Zbulimet kanë nxjerrë në pah akuza të tjera. Në vitin 2019, një tjetër ish-balerine tha se Andrew kishte kryer marrëdhënie seksuale me të në një festë në shtëpinë e Epstein në Nju Jork në vitet 1990, duke pretenduar se financuesi punësoi gra “sipas shijeve të Andrew”.

Related Posts

‘Një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, që bashkëpunon me Amerikën’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Tehranit

“Ekziston një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, ku amerikanët po bashkëpunojnë me tradhtarët iranianë, duke komplotuar kundër Republikës Islamike.” Deklarata i përket udhëheqësit suprem të…

Moti i keq mbërthen rajonin! Rikthehet dimri në Ballkan

Situata meteorologjike në Ballkan mbetet e vështirë pas stuhive të fundit që kanë prekur Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi. Ja përmbledhja e situatës:…

100 ditë në ‘Big Brother VIP Albania 5’, Selin Bollati zbulon momentin që do të fshinte nga loja

Pas 100 ditësh nga nisja e Big Brother VIP Albania 5, banorët e shtëpisë më të famshme në vend janë përballur me pyetje reflektuese mbi rrugëtimin e…

Ribashkim pas tensioneve, Gjesti dhe DJ Gimbo shfaqen sërish bashkë

Dy miq të njohur për publikun, Gjesti dhe DJ Gimbo, janë shfaqur sërish bashkë, duke lënë pas mosmarrëveshjet e mëparshme. Ribashkimi i tyre vjen pas eksperiencës në…

Horoskopi ditor, e hënë 30 mars 2026

Dashi Në gjysmën e parë të ditës ka shumë të ngjarë që të fokusoheni në problemet që do t’iu shqetësojnë. Në varësi se si ka qenë dita…

Lajm i madh për emigrantët shqiptarë! Kryeministri jep premtimin e bujshëm për të gjithë

Ky është një version i zgjeruar dhe i analizuar i lajmit, i përshtatshëm për audiencën shqiptare, duke përfshirë edhe impaktin që këto masa kanë për emigrantët tanë…