Alarm në Shqipëri: Mbi 7 mijë raste të reja kånceri çdo vit – shifrat që po trembin mjekët

Sëmundjet kancerogjene po marrin përmasa alarmante dhe po i ngjajnë gjithnjë e më shumë një epidemie. Vetëm gjatë vitit të fundit, në Shqipëri janë regjistruar mbi 7 mijë raste të reja me kancer, duke e renditur këtë grup sëmundjesh në vendin e dytë për nga shkaku i vd ekjeve, pas sëmundjeve kardiovaskulare.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 16% e vd ekjeve në vend kanë si shkak fillestar sëmundjet tumorale. Gjatë prezantimit të statistikave deri në vitin 2024, ekspertët theksuan se rritja e rasteve lidhet edhe me stilin e jetesës, ushqyerjen, duhanpirjen dhe mungesën e aktivitetit fizik.

Tek meshkujt vihet re një rritje e ndjeshme e kancerit të mushkërive, stomakut, prostatës dhe zorrës së trashë. Ndërsa tek femrat, kanceri i gjirit mbetet forma më e përhapur, me rreth 800 raste të reja të diagnostikuara çdo vit.

Edhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” raporton rritje të rasteve dhe të shtrimeve spitalore për shkak të sëmundjeve tumorale, çka tregon një ngarkesë gjithnjë e më të madhe për sistemin shëndetësor.

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, ka deklaruar se përmirësimi i shërbimit onkologjik dhe rritja e cilësisë së trajtimit për pacientët me sëmundje të rënda mbetet një nga sfidat kryesore të institucionit që ajo drejton.

Ashtu si në vendet e tjera të botës, edhe në Shqipëri projeksionet flasin për një rritje të mëtejshme të rasteve me kancer, kryesisht për shkak të plakjes së popullsisë.

Statistikat tregojnë se meshkujt janë më të prekur, me mbi 3,800 raste të reja gjatë vitit të fundit, ndërsa tek gratë janë regjistruar rreth 3,200 raste të reja.

Related Posts

‘Një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, që bashkëpunon me Amerikën’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Tehranit

“Ekziston një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, ku amerikanët po bashkëpunojnë me tradhtarët iranianë, duke komplotuar kundër Republikës Islamike.” Deklarata i përket udhëheqësit suprem të…

Moti i keq mbërthen rajonin! Rikthehet dimri në Ballkan

Situata meteorologjike në Ballkan mbetet e vështirë pas stuhive të fundit që kanë prekur Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi. Ja përmbledhja e situatës:…

100 ditë në ‘Big Brother VIP Albania 5’, Selin Bollati zbulon momentin që do të fshinte nga loja

Pas 100 ditësh nga nisja e Big Brother VIP Albania 5, banorët e shtëpisë më të famshme në vend janë përballur me pyetje reflektuese mbi rrugëtimin e…

Ribashkim pas tensioneve, Gjesti dhe DJ Gimbo shfaqen sërish bashkë

Dy miq të njohur për publikun, Gjesti dhe DJ Gimbo, janë shfaqur sërish bashkë, duke lënë pas mosmarrëveshjet e mëparshme. Ribashkimi i tyre vjen pas eksperiencës në…

Horoskopi ditor, e hënë 30 mars 2026

Dashi Në gjysmën e parë të ditës ka shumë të ngjarë që të fokusoheni në problemet që do t’iu shqetësojnë. Në varësi se si ka qenë dita…

Lajm i madh për emigrantët shqiptarë! Kryeministri jep premtimin e bujshëm për të gjithë

Ky është një version i zgjeruar dhe i analizuar i lajmit, i përshtatshëm për audiencën shqiptare, duke përfshirë edhe impaktin që këto masa kanë për emigrantët tanë…