Ngjarje tronditëse në vend/ Djali dyshohet se goditi me sëpatë babain

Një incident i rëndë ka ndodhur mesditën e së enjtes në Deçan, ku dyshohet se një person ka goditur babanë e tij me sëpatë.

Sipas Policisë, i lënduari ka pësuar lëndime serioze dhe aktualisht është duke u trajtuar nga ekipet mjekësore.

Pas trajtimit fillestar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan, viktima është udhëzuar për trajtim të mëtutjeshëm në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës ka bërë të ditur për Insajderin se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për sigurimin e saj, ndërsa prokurorja e shtetit ka kontaktuar viktimën dhe është njoftuar me gjendjen dhe lëndimet e tij.

“Është urdhëruar që rasti të trajtohet nga sektori i hetimeve rajonale – krimet serioze. Deri më tani nuk ka persona të arrestuar”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë.

Related Posts

‘Një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, që bashkëpunon me Amerikën’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Tehranit

“Ekziston një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, ku amerikanët po bashkëpunojnë me tradhtarët iranianë, duke komplotuar kundër Republikës Islamike.” Deklarata i përket udhëheqësit suprem të…

Moti i keq mbërthen rajonin! Rikthehet dimri në Ballkan

Situata meteorologjike në Ballkan mbetet e vështirë pas stuhive të fundit që kanë prekur Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi. Ja përmbledhja e situatës:…

100 ditë në ‘Big Brother VIP Albania 5’, Selin Bollati zbulon momentin që do të fshinte nga loja

Pas 100 ditësh nga nisja e Big Brother VIP Albania 5, banorët e shtëpisë më të famshme në vend janë përballur me pyetje reflektuese mbi rrugëtimin e…

Ribashkim pas tensioneve, Gjesti dhe DJ Gimbo shfaqen sërish bashkë

Dy miq të njohur për publikun, Gjesti dhe DJ Gimbo, janë shfaqur sërish bashkë, duke lënë pas mosmarrëveshjet e mëparshme. Ribashkimi i tyre vjen pas eksperiencës në…

Horoskopi ditor, e hënë 30 mars 2026

Dashi Në gjysmën e parë të ditës ka shumë të ngjarë që të fokusoheni në problemet që do t’iu shqetësojnë. Në varësi se si ka qenë dita…

Lajm i madh për emigrantët shqiptarë! Kryeministri jep premtimin e bujshëm për të gjithë

Ky është një version i zgjeruar dhe i analizuar i lajmit, i përshtatshëm për audiencën shqiptare, duke përfshirë edhe impaktin që këto masa kanë për emigrantët tanë…