Një rast dhune në familje është regjistruar së fundmi në qytetin e Fierit, ku një baba dhe dy djemtë e tij kanë ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij dhe vajzës së saj të mitur. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, L. O., 39 vjeç, O. O., 19 vjeç, si dhe një 17-vjeçar, kanë dhunuar shtetasen L. M., 43 vjeçe, e cila është motra e njërit prej autorëve, si dhe vajzën e saj të mitur.
Pas denoncimit të ngjarjes, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kanë referuar materialet procedurale në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj tre shtetasve në fjalë. Materialet i janë përcjellë Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore.