E verbër, invalide dhe e braktisur nga shteti: Drama e Fatmirës që humbi edhe shtëpinë nga përmbytjet

Përmbytjet e muajit janar në lagjen 14 të Shkozetit, në Durrës, nuk lanë pas vetëm dëme materiale, por edhe drama njerëzore të rënda. Një prej tyre është historia e Fatmira Mehmetit, 55 vjeçe, e verbër dhe invalide e grupit të parë, e cila u përball me tmerrin e ujit që pushtoi banesën e saj brenda pak minutash.

Fatmira jetonte e vetme kur stuhia dhe vërshimi i ujit shkatërruan gjithçka. “Uji hyri me vrull në shtëpi dhe çdo gjë doli jashtë funksioni. Në ato çaste mendova se jeta ime ishte në rrezik,” rrëfen ajo. Vetëm ndërhyrja e vëllait dhe disa të afërmve bëri të mundur nxjerrjen e saj nga banesa.

Sot, shtëpia e Fatmirës është e pabanueshme. Ajo nuk ka më as dritare dhe as çati, ndërsa dëmet janë totale. Për këtë arsye, 55-vjeçarja është detyruar të largohet dhe aktualisht jeton me qira, duke paguar 200 mijë lekë të vjetra në muaj. Përveç qirasë, ajo përballon edhe shpenzime të tjera, pasi paguan 150 mijë lekë të vjetra për kujdestaren që i shkon tre herë në ditë për ta ndihmuar.

Megjithëse ndodhet në kushte të vështira dhe jeton e vetme, Fatmira thotë se deri më sot nuk ka marrë asnjë ndihmë konkrete për të përballuar pasojat e përmbytjeve.

Fiks Fare u interesua për problemin e zonjës Mehmetit pranë Bashkisë së Durrësit, për të mësuar nëse kishte marrë ndonjë masë për strehimin e saj. Në lidhje me këtë situatë, Bashkia e Durrësit bëri me dije se grupet e punës kanë qenë në terren dhe kanë hartuar akt-konstatimet e dëmeve pas përmbytjes së 6 janarit 2026.

Sipas bashkisë, janë rreth 2500 familje në territorin e saj që janë prekur nga përmbytjet e fundit, por ende nuk është miratuar fondi për dëmshpërblim apo bonus qiraje. Në përgjigjen e saj për emisionin Fiks Fare, bashkia, duke iu referuar Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 329, datë 16.05.2012, sqaron se pas përfundimit të vlerësimit në terren do të vijojë procesi i llogaritjes së dëmeve në vlerë monetare.

Pas interesimit të vazhdueshëm të emisionit, Bashkia e Durrësit ka konfirmuar se do të ndërmarrë hapa konkretë për trajtimin e kësaj situate. Sipas bashkisë, do të ngrihet një grup pune i përbërë nga punonjës të Drejtorisë së Shërbimeve Sociale dhe inxhinierë, të cilët do të shkojnë në banesën e zonjës Mehmetit për të konstatuar nga afër dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.

Më pas, bashkia merr përsipër të ndërhyjë për riparimin e shtëpisë dhe për zëvendësimin e pajisjeve elektroshtëpiake dhe orendive që u dëmtuan. Gjithashtu, bashkia sqaron se për këtë ndërhyrje do të shfrytëzohen donacionet nga Katari dhe Kina, të destinuara për familjet e prekura nga përmbytjet e fundit. Burimi: Fiks Fare

Related Posts

Vr*sja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Dy shtetas anglezë nga qyteti i Jork-ut janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe do të kalojnë të paktën 29 vjet pas hekurave pasi u shpallën fajtorë…

Arbana Osmani rrëfehet hapur: “E kam dënuar veten që u mërzita kur mora vesh se isha shtatzënë”

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka ndarë një rrëfim të sinqertë dhe emocional në podcast-in e saj “Mirëmbrëma yje”, ku foli hapur për ndjenjat e përziera që…

Merr fund kalvari gjyqësor, Balluku nuk është më zëvendëskryeministre (VENDIMI I PLOTË)

Nga sonte Belinda Balluku nuk është më, për një afat të pacaktuar, zëvendëskryeministre e qeverisë Rama. Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar mbrëmjen e sotme ankimin e paraqitur nga…

Ekskluzive: Deklarohet burri që u sυImua nga djali me sëpatë: Mos shpifni, do të Iυftoj deri në vd*kje për shërimin e djalit tim

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mesditën e djeshme në komunën e Deçanit, atje ku sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Kosovës, një burrë është sulmuar nga djali…

“Kishin ende rr*ahje zemre”, bashkëatdhetari rrëfen tr*gjedinë e familjes Kola

Detaje të reja dhe tronditëse kanë dalë në dritë nga tragjedia e rëndë e ndodhur në Itali, ku katër anëtarë të familjes shqiptare Kola humbën jetën si…

Vd*kja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes dentare/ Prokuroria e Tiranës mbyII hetimet, dërgon në gjyq 7 persona

TIRANË – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka përfunduar hetimet lidhur me vdekjen e 3-vjeçarit B.S., i cili humbi jetën…