Predikonte Jehovain në shkollë, mësuesi në Tiranë!

Shkolla është laike dhe nuk duhet të promovojë fe të caktuara, as të mësojë doktrina fetare, por një gjë e tillë ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare Gustav Majer.

Mësuesi i anglishtes ka predikuar fenë e Jehovait me nxënësit e arsimit bazë, dhe pas shqetësimit të prindërve, profesori është përjashtuar.

Me video për dashurinë hyjnore për Zotin dhe detyra në fletore për nxënësit e fillores, që lidhen me urdhërimet e Perëndisë, si këto foto të siguruara ekskluzivisht nga gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo, prindërit e klasës së katërt ngritën alarmin në drejtorinë e shkollës në fillim të javës. Pas verifikimit nga komisioni i disiplinës, u vendos masa e largimit të mësuesit.

“5 orë mësim për Zotin. Thoshte fjalët e Zotit për fundin e botës. Na vendoste vetëm 10 për Zotin”, shprehet një nga nxënësit.

Dëshmitë e fëmijëve dhe prindërve janë tronditëse, teksa tregojnë përpjekjet për indoktrinimin e nxënësve brenda ambienteve shkollore. Rrëfimet zbulojnë se qasja e profesorit të anglishtes ishte e dukshme, por situata u përkeqësua kur bindjet e tij u bënë pjesë e programit mësimor.

Mësuesi i anglishtes shfrytëzonte orën e mësimit për të diskutuar tema fetare. Ndonëse shquhej si mësues i përgatitur në njohuritë e lëndës, kishte prindër pa dijeni mbi rastin ose të kënaqur me rezultatet e notave.

Një nga prindërit thotë: “Unë 5 vite e kam vajzën që bën anglisht dhe s’kam pasur shqetësim”.

Por, institucioni arsimor dhe drejtuesit rajonalë vendosën pushimin nga puna të mësuesit, si rast në shkelje të rregullores dhe ligjit që dikton arsimin laik./Top Channel,

Related Posts

Kushtetuesja votoi kundër Ballukut/ Çfarë ndodhi me Ramën tek Kryeministria

Gjykata Kushtetuese e zbuloi vendimmarrjen të premten vonë, duke mbajtur në ankth për orë të tëra qeverinë, Edi Ramën dhe Belinda Ballukun, të cilët një pjesë të…

E mori lumi që më 10 janar, gjendet sot trupi i 30-vjeçarit Jurgen Karaj

Sipas hetimeve, Jurgen Karaj ndodhej si pasagjer në automjetin që drejtohej nga 24-vjeçari Andi Losha, i cili humbi kontrollin dhe përfundoi në përrua, në fshatin Dars, Klos….

Zbulohet arsyeja madhore e hyrjes së fituesit legjendar në shtëpi

Hyrja e Luiz Ejllit në “Big Brother VIP Albania 5” është kryefjala e momentit, pas videos bombastike të publikuar nga Top Channel, ku fituesi i edicionit të…

E fundit! Kushtetuesja votoi kundër Ballukut, çfarë ndodhi me Ramën tek Kryeministria…

Gjykata Kushtetuese e zbuloi vendimmarrjen të premten vonë, duke mbajtur në ankth për orë të tëra qeverinë, Edi Ramën dhe Belinda Ballukun, të cilët një pjesë të…

Stresi dërgoi 15 mijë vota për këtë banor të BBVK-së

Te premten, banori dhe këngëtari i njohur Kushtrim Kelani është eliminuar nga Big Brother VIP Kosova 4, pas një televotimi ku përballë tij ishin edhe Ludo Lee…

Do zvogëlonte stomakun, biznesmeni vd*s në një klinikë në Tiranë

Massimo Ferro, 54 vjeç, sipërmarrës nga Camposampiero në Itali, kishte vendosur që të humbiste peshë. Pas vitesh dietash që nuk kishin pasur kurrë sukses, kishte vendosur t’i…